Nxënësit zbatuan aksione interesante rinore në Shën Nikollë, Probishtip dhe Vrapçisht

335
Të rinjtë e treguan aktivitetin e tyre dhe iniciuan aksione rinore në bashkësitë e tyre. Aksionet rezultuan nga punëtoritë dhe takimet e tyre onlajn  gjatë muajve të kaluar në të cilat diskutuan për sfidat dhe prezantuan zgjidhje kreative për përmirësimin e gjendjes në mjedisin e tyre. Përmes takimeve onlajn për përfaqësimin e prioriteteve të identifikuara, ata e siguruan mbështetjen e duhur për realizimin e ideve të tyre.

Të vetëdijshëm për rëndësinë  e mbrojtjes së mjedisit jetësor, nxënësit e shkollave fillore “Qirili dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev” dhe shkolla e mesme “Koço Racin” nga Komuna e Shën Nikollës iniciuan pastrimin e parkut më të ri të qytetit nga Komuna duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje. U vendosën edhe shporta për mbeturina, stola për t’u ulur, dhe shtëpi pushimi me çka parku mori pamje më të bukur dhe bashkëkohore. Duke iu falënderuar proaktivitetit të tyre, të rinjtë tani kanë vend ku mund të shoqërohen së bashku dhe të bëjnë rekreacion.

Me pajisje të re urbane u zbukurua edhe parku prapa Muzeut për minerale të rralla në Probishtip. Në bazë të Strategjisë për integrim ndëretnike në arsim, Komuna mbështetë iniciativën rinore të nxënësve nga shkollat fillore “Vëllezërit Milladinov” dhe “Nikolla Karev” dhe shkollën e mesme “Naum Naumovski Borçe”.  Pas disa takimeve onlajn vendosën që të realizohet ideja për pasurimin e parkut me stola, shporta për mbeturina dhe pajisje të ngjashme.

Jemi të lumtur që kontribuuam në ngritjen e vetëdijes ekologjike, rregullimin dhe zbukurimin e parkut. Të gjithë ne që deri tani i shmangeshim parkut për shkak të pamjes së tij, shpresojmë se tani me vendosjen e pajisjes së re urbane, ky park do të na jetë një nga vendet më të shpeshta për shoqërim“, shprehen nxënësit.

Në Vrapçisht, duke respektuar protokollet për mbrojtje, të rinjtë e zbukuruan oborrin e shkollës fillore “Vrapçisht”. Ata mbollën pemë në oborr dhe vendosën shporta për mbeturina.

Këto aksione janë mbështetur nga komunat e Shën Nikollës, Probishtipit dhe Vrapçishtit, si dhe Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Edhe në periudhën e ardhshme janë planifikuar më shumë aksione të këtilla për përmirësimin e gjendjes në komuna të ndryshme në shtet në të cilat do të përfshihen më shumë nxënës.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.