Gjatë verës, nxënësit të cilët janë pjesë e Qendrës virtuale për fuzion të ideve morën pjesë në takim onlajn me aktorin Driton Vejseli, të mbështetur nga Projekti i USAID -it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim.

Në takimin u bisedua për përvojat e tij me aktrimin dhe motivimin për vendimin e tij për të qenë pjesë e serialit “Prespav”. Për më tepër, Dritoni ndau këshilla me nxënësit që do të kontribuonin drejt realizimit të qëllimeve të tyre në të ardhmen. Ai gjithashtu foli me ta për këmbënguljen e nevojshme që të mund të arrihen gjërat që ata i duan dhe drejt të cilave synojnë, si dhe për atë se sa është e rëndësishme të kontribuosh në mënyrë aktive në ndryshimet pozitive në rrethinë.
Të pranishmëve iu dha mundësia të parashtrojnë pyetje dhe të bisedojnë pëpr përkushtimin ndaj interesave të caktuara dhe motivimin për t’i realizuar të njëjtat.
Ky grup i nxënësve merr pjesë në takime të rregullta onlajn në të cilat bisedohet për ide për ndryshime kreative, aktivizmin rinor, të menduarit kreativ, shkathtësitë komunikuese dhe të folurit publik, ndarjen e historive të suksesshme, etj. Përmes Qendrës për fuzion të ideve ata marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e ideve unike dhe kreative dhe e njëjta mundëson që të dëgjohet zëri i të rinjve.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.