Rreth 190 gjimnazistë të cilët janë pjesë e Programit Access – Mikro bursa për rritjen e qasjes deri te gjuha angleze, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, u tubuan në kampin veror në fund të gushtit. Kampi u mbajt në Qendrën e Skautëve Ohër dhe paraqiste mundësi për kremtimin e pjesëmarrjes së tyre dyvjetore në programin.

Gjatë kampit, nxënësit i ushtronin shkathtësitë e tyre për gjuhën angleze, krijonin ekipe dhe përfituan vetëbesim përmes aktiviteteve të shumta inovative. Ata ishin të pranishëm në punëtori dhe mësonin për të drejtat e njeriut, diversitetet, rëndësinë e mjedisit të pastër, komunikimin, shëndetin mental dhe liderizmin dhe i forcuan shkathtësitë e tyre për punë në ekip. Po ashtu, ata përgatitën burgerë amerikanë dhe hot dogë për darkë. Gjatë netëve, i gjithë grupi tubohej në plazh para zjarrit të skautëve dhe merrte pjesë në aktivitete argëtuese për zhvillim personal dhe të gjithë këndonin së bashku.


Një nga momentet më mbresëlënëse për nxënësit ishte vizita e ambasadores së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërns. Ajo e vizitoi kampin për t’u njoftuar me nxënësit dhe kënaqej në bisedën produktive për përvojën e tyre me programin Access. Po ashtu, ajo diskutoi për karrierën e saj si diplomat dhe ambasadore dhe u përgjigjej pyetjeve të nxënësve.


Access është program dyvjeçar për shkollarë të mençur nga familjet e rrezikuara sociale të bashkësive të ndryshme etnike me qëllim që të përmirësohet njohja e tyre e gjuhës angleze, të zhvillohen shkathtësitë e tyre informative dhe shkathtësitë për menaxhimin e projekteve, si dhe të mësojnë për kulturën amerikane. Falë mundësive si ky kamp veror, nxënësit dhe mësimdhënësit mund ta bartin nxënien jashtë klasës, duke bërë kujtime të bukura dhe duke ndërtuar miqësi të fuqishme.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.