Nxënësit nga Koçana organizuan aksion rinor për zbukurimin e hapësirës publike

255
Nxënësit nga shkollat fillore “Shën Qirili dhe Metodi”, “Malina Pop Ivanova”, “Kërste Petkov Misirkov”, “Nikolla Karev” dhe “Rade Kratovçe” dhe nga shkollat e mesme “Lupço Santov” dhe “Gosho Vikentiev” nga Koçana, organizuan aksion rinor. Aksioni është mbështetur nga Komuna e Koçanës dhe Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.

Me respektimin e masave për mbrojtjen e nxënësve së bashku me mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e tyre nga komuna u mblodhën te “Përmendorja e lirisë”. Së bashku e pastruan vendin, duke e ngritur vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe i prezantuan bankat dhe shportat për mbeturina që ishin vendosur në mënyrë që të zbukurohet hapësira.

Duke iu falënderuar iniciativës së tyre, të rinjtë nga Koçana kanë vend të bukur për shoqërim dhe për kalimin e kohës së lirë dhe për organizimin e ngjarjeve në vend të hapur.

Jemi shumë të lumtur meqë përfundimisht mund ta zbukuronim këtë vend të shkëlqyeshëm në të cilin ne mund të shoqërohemi më shumë dhe të kemi më shumë aktivitete. Kjo ishte nga ne të rinjtë për të rinjtë dhe një porosi drejtuar të gjithëve – ta ruajmë këtë hapësirë dhe ta bëjmë edhe më të bukur”, shprehen nxënësit që ishin të përfshirë në aksionin.

Aksioni është rezultat i takimeve onlajn, në të cilat nxënësit i planifikuan prioritetet për përmirësimin e gjendjes së komunës dhe më pas i përfaqësonin para autoriteteve lokale në mënyrë që ta sigurojnë mbështetjen e nevojshme. Dhe ia dolën që të realizojnë iniciativën e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.