Nxënësit nga Gostivari u njoftuan dhe locuan probleme lokale

1129
Në fillim të prillit, 2019, mbi 30 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike prej disa shkollave nga Gostivari u takuan dhe diskutuan për problemet me të cilat ata, si persona të rinj ballafaqohen në qytetin e tyre. Edhe krahas asaj që nxënësit për herë të parë u takuan me njëri-tjetrin, interesat e përbashkëta shpejtë i afruan. Deri në fund të takimit, nxënësit tashmë i vendosën themelet për aksionin e ardhshëm të të rinjve të cilin do ta realizojnë së bashku.

Në fillim, nxënësit u njoftuan përmes lojërave dhe aktiviteteve dinamike ndërsa më pak i identifikuan problemet e përbashkëta. Një pjesë të problemeve të cilat ata dëshirojnë t’i zgjidhin janë kushtet e pavolitshme të personave të pastrehë në qytet, rreziku potencial prej qenve endacakë dhe mjedisi i ndotur jetësor. Gjithashtu, nxënësit shprehën brengosmëri për mungesën e qendrave të të rinjve në të cilat do të shoqëroheshin ata si edhe mungesën e letërsisë për të rinj në bibliotekën lokale.

Në fund, të rinjtë votuan për zgjidhjet më të mira potenciale për sfidat, si për shembull pastrimin dhe zbukurimin e qytetit përmes aksioneve ekologjike. Gjithashtu, ata shprehën dëshirë të mësojnë më shumë për atë se si munden konkretisht të kontribuojnë për përmirësimin e bashkësisë së tyre. Mu për këtë, gjatë periudhës së ardhshme, nxënësit do të trajnohen për përfshirjen e të rinjve, përmes të shprehurit të argumentuar dhe të organizuar dhe veglat për grumbullimin e mjeteve për nismat lokale të të rinjve.

Si rezultat real, pritet nxënësit të organizojnë aksion kreativ të të rinjve për zgjidhjen e disa prej sfidave të identifikuara. I gjithë procesi është mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit. Deri në fund të këtij viti shkollor, nisma të ngjashme do të organizohen edhe në Kumanovë dhe Strumicë.

Përmes krijimit të mundësive që nxënësit të shoqërohen dhe të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme, Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim kultivon interaksione pozitive midis rinisë së ndryshme etnike në nivel të shkollës dhe bashkësisë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.