Nxënësit kreativë të SHF “Kuzman Josifovski – Pitu” nga Shkupi realizuan aktivitete të shumta

224
Gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/2022, nxënësit e shkollës fillore “Kuzman Josifovski – Pitu” nga Shkupi iniciuan dhe realizuan aktivitete të shumta, në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin”. Të gjithë së bashku, me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre, arritën të bëjnë ndryshime pozitive në rrethimin e tyre dhe zëri i tyre të jetë i dëgjuar.

Në mënyrë që të njoftohen me termin identitet, nxënësit morën pjesë në një punëtori me këtë temë dhe përpikuan një libër me ilustrime “Ky jam unë” në të cilin prezantuan vetveten. Ata zhvilluan diskutim në temën dhe më pas ua prezantuan librin me ilustrime bashkënxënësve të tyre.

Gjithashtu, në mënyrë që të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, e përpunuan flamurin e bashkësisë rome sipas shabllonit të caktuar. Më pas vijoi shkëmbimi i mendimeve dhe nxënia se si të kuptohen dhe pranohen diversitetet.

Krahas këtyre aktiviteteve, të rinjtë u njohën më për së afërmi me termin vullnetarizëm dhe çfarë do të thotë të bëhen vepra të mira. Ata vizatuan dhe shkruan se si dikur kanë ndihmuar dikë dhe e prezantuan përvojën e tyre me aksione humanitare. Pas aktivitetit të realizuar u zhvillua diskutim i ndërsjellë për mundësitë ku gjithçka mund të ndihmohet, gjë që ishte nxitje për aktivitetet e radhës në kuadër të temës. Ato përfshinin analizë dhe diskutim të videove dhe këngëve që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës, si dhe konceptimin dhe vizatimin e një embleme që propozuan të printohet në bluza që do të visheshin gjatë realizimit të aksioneve vullnetare. 

“Mësova se çfarë do të thotë termi vullnetarizëm – ndihmë ose punë pa marrë asgjë në këmbim. Të ndihmosh është mirë edhe për ty edhe për të tjerët”, shprehet njëri nga nxënësit e përfshirë.

Nxënësit e klasës së tretë, nga ana tjetër, jepnin ide për zbukurimin e klasës së tyre. Ata vetë ofruan disa propozime dhe votuan për to. Më pas, në mënyrë që të njoftohen më hollësisht me projektin “Fillo ndryshimin” dhe mënyrë se si përmes të njëjtit dëgjohet zëri i të rinjve, bënë kartolina me logon e projektit dhe bënë kërkime në ueb faqen e projektit.

Përmes gjithë këtyre aktiviteteve, të rinjtë treguan se kur dëgjohet zëri i tyre, së bashku mund të bëjnë ndryshime pozitive. Në këtë mënyrë realizohen edhe qëllimet e projektit “Fillo ndryshimin”.