Aktivitetet jashtëshkollore me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore në periudhën e kaluar zbatoheshin rregullisht në kuadër të projektit “Forcim të bashkëpunimit multietnik në komunat”, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci. Përmes këtij aktiviteti nxënësit i avancuan shkathtësitë e tyre, mësonin gjëra të reja dhe njoftoheshin më mirë me njëri-tjetrin.

Në SHF “Qirili dhe Metodi” nga Tetova, u zbatuan aktivitete jashtëshkollore nga Biologjia dhe Kimia. Qëllimi kryesor ishte që nxënësit të njoftohen me shartimin e bimëve të pemëve, të mësojnë shkathtësi të re jetësore, por edhe të kontribuojnë në zbukurimin e oborrit shkollor.


Nxënësit të cilët janë pjesë e seksionit “Hulumtues të rinj” nga SHF “Liria” nga Tetova e forcuan bashkëpunimin multietnik përmes aktiviteteve hulumtuese. Ata hulumtonin për strukturën e atomit në elemente të sistemit periodik dhe përpunuan modelin e atomit. Me nxënësit e mësimit klasor u realizua aktiviteti “Hulumto trupin tim”. Ata përmes enigmës, lojës dhe plotësimit të listës mësimore u njoftuan me pjesët e trupit. Nxënësit e mësimit lëndor, nga ana tjetër, hulumtonin për qelizën shtazore dhe bimore, përmes vëzhgimit me ndihmën e mikroskopit. Më tutje kishin mundësinë të bëjnë eksperiment me vullkan dhe pastë elefanti.



Në SHF “Vëllezërit Milladinov” nga Struga, përmes seksionit “Leximi ju bën udhëheqës” u motivuan të rinjtë që të përvetësojnë shprehi për lexim. Nxënësit përpiluan afishe me citate motivuese, hulumtonin për ndonjë individ që për ta paraqet frymëzim dhe gjenin porosi që kanë ndikim në vetëbesimin dhe motivimin e tyre. Të njëjtët më pas i regjistronin në gjuhën e tyre amë. Përpiluan edhe fletore kreative për libër të frymëzuar nga porositë dhe citatet.


Në kuadër të seksionit të komunikacionit në SHF “Toli Zordumis” nga Kumanova, aktivitetet ishin të orientuara drejt vendosjes së nxënësve në kuptimin e shenjave të komunikacionit, zhvillimin e shprehive për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion dhe ushtrim të orientimit të mëvetësishëm dhe të sigurt në rrethinën e afërt. Nxënësit kishin mundësinë të njoftohen me shenjat themelore të komunikacionit përmes lojërave, fotografive dhe prezantimeve.


Në një pjesë të shkollave punonin edhe seksione ekologjike. Ekologët e rinj nga SHF “Qirili dhe Metodi” nga fsh. Ramali, Kumanovë realizuan aktivitete të shumta. Nxënësit së bashku e rregulluan oborrin e shkollës. Në këtë aktivitet iu bashkëngjiten edhe nxënës të cilët zyrtarisht nuk janë pjesë e seksionit, por donin të japin kontributin e tyre. Nxënësit e vizituan stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në fsh. Dobroshan, ku u njoftuan me procesin e fitimit të plehrave organike. Në afërsi të stacionit gjendet edhe fidanishtja i bimëve të përhershme gjelbra dhe shkurre dhe nxënësit kishin mundësinë ta vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për atë se cilat bimë t’i mbjellin në oborrin e shkollës. Mbollën fidane të bimëve të përhershme të gjelbra për të cilat do të kujdesen më tutje.
Qëllimi kryesor i seksionit ekologjik në SHF “Goce Dellçev” nga Manastiri ishte ngritja e vetëdijes së nxënësve për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe kujdes për shëndetin. Nxënësit përpiluan revistë ilustruese ekologjike me propozime për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe hulumtonin për sasinë e energjisë në ushqimin. Po ashtu, ata u njoftuan me kuptimin e riciklimit të letrës së vjetër dhe tentuan të riciklojnë dhe sërish të përdorin letër të vjetër. Mësonin edhe për riciklimin e plastikës dhe përpiluan sende interesante nga plastika e vjetër.






Në SHF “Pero Toshev” nga Dollneni, nxënësit u njoftuan me produktet e mundshme nga mbeturina si resurs. Ata përpunuan kalendar ekologjik, hulumtonin për llojet e rrezikuara të kafshëve dhe bimëve dhe propozonin masa për mbrojtjen e tyre. Në fund përpunuan hamerë në të cilët i prezantuan llojet e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve në rajon.
Aktivitete të ngjashme zbatuan edhe nxënësit nga seksioni ekologjik-hulumtues në SHF “Edinstvo” nga fsh. Oktisi, Strugë, të cilët i hulumtuan bimët specifike në rajonin e Strugës. Më pas mblodhën lloje të caktuara të bimëve që janë karakteristike për mjedisin e tyre dhe bënë punime të ndryshme nga materiali i mbledhur.
Krahas qëllimeve për thellimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në kuadër të seksioneve që projekti i mbështet, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike komunikojnë më mirë mes vete, përvetësojnë miqësi të reja dhe shoqërohen, duke bashkëpunuar së bashku në tema që janë në interesin e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).