Nxënësit e shkollës së mesme të gastronomisë “Vanço Pitosheski” nga Ohri zbatojnë aktivitete për të ushqyerit e shëndetshëm dhe mënyrën e drejtë të jetës

200
Në shkollën e mesme gastronome “Vanço Pitosheski” nga Ohri, nxënësit iniciuan dhe zbatuan aktivitete të shumta për ushqim të shëndetshëm dhe mënyrë të drejtë të jetës. Këto iniciativa rezultojnë nga koncepti i ri për arsim qytetar dhe janë mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim.

Së pari, nxënësit zbatuan anketë për mënyrën e të ushqyerit në mesin e bashkënxënësve të tyre. E njëjta është plotësuar prej rreth 130 nxënës dhe në bazë të njohurive, u përpilua prezantim për të ushqyerit e drejtë dhe të shëndetshëm të jetës që u prezantua para një grupi më të madh.

Më pas, në mënyrë që ta theksojnë rëndësinë nga aktiviteti fizik, por edhe mental, organizuan gara sportive në ping-pong dhe shah. Me parullën “Në trup të shëndoshë, mendje  e shëndoshë”, së bashku argëtoheshin dhe shoqëroheshin, por në të njëjtën kohë u njoftuan edhe me nevojën e aktivitetit të rregullt.

Është përpiluar edhe broshurë me këshilla për ushqim të drejtë që është ndarë mes moshatarëve të tyre, si dhe familjeve nga kategoritë e rrezikuara sociale. Për këto familje organizuan aksion humanitar. Nxënësit nga drejtimet teknik gastronomi dhe gjellëbërës përgatitën racione të shëndetshme, i paketuan dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ua dorëzuan familjeve nga Ohri të cilëve u ishin më së të nevojshme.

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit i lidhën njohuritë dhe shkathtësitë profesionale që përvetësohen në shkollën me nevojat e bashkësisë në të cilën jetojnë dhe kontribuojnë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe humanitetit. Në këtë mënyrë, praktikuan pjesëmarrje të nxënësve dhe zëri i  tyre u dëgjua, gjë që solli deri te ndryshimet pozitive në rrethinën e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.