Nxënësit e shkollës së mesme „Arseni Jovkov“ vazhdojnë me orë të përbashkëta online

931
Orët e përbashkëta në lëndë të ndryshme, të cilat realizohen nga çifte mësimdhënësish me nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, vazhdojnë të mbahen përmes platformave dhe veglave dixhitale gjatë mësimit të rregullt. Nxënësit e SHMQSH „Arseni Jovkov” në Shkup u përshtatën në mësimin në distancë dhe vazhduan të shoqërohen, të mësojnë gjëra të reja dhe të respektojnë diversitetin.

Gjatë orës së përbashkët të lëndës gjuhë angleze, nxënësit së bashku me mësimdhënësit e tyre diskutuan për atë se pse e duan qytetin e Shkupit dhe i postuan mendimet dhe fotografitë e tyre në platformat dixhitale. Si produkt final i këtij aktiviteti, nxënësit bashkëpunuan së bashku për të përgatitur një video të shkurtër për Shkupin frymëzuar nga pjesëmarrja e tyre në orë.

Në orën e përbashkët për aktivitete të sportit dhe ato sportive, u ndanë detaje në lidhje me hendbollin, volejbollin dhe atletikën. Të rinjtë diskutuan përvojën e tyre, rëndësinë e këtyre sporteve dhe mënyrat në të cilat ato mund të praktikohen siç duhet.

„Ne ishim të gjithë bashkë dhe komunikuam dhe ishte mirë për të gjithë ne. Ne u shoqëruam me njëri-tjetrin”, tha njëri nxënës.

Si pjesë e lëndës të gjuhës gjermane, mësimdhënësit përgatitën një dokument që shërbeu si dërrasë e bardhë dhe së bashku me nxënësit e plotësonin gjatë orëve të tyre të përbashkëta në internet. Kështu, nxënësit mësuan më shumë fjalë në gjuhën gjermane lidhur me politikën, arsimin dhe papunësinë në Gjermani. Ata gjithashtu zgjodhën kuizin për matjen e njohurive dhe u përfshinë në një diskutim mbi papunësinë e të rinjve për të zgjeruar fjalorin e tyre dhe për të forcuar aftësitë e tyre të të shprehurit të argumentuar.

Gjithçka ishte interesante për mua, sepse në përgjithësi gjuha gjermane, ndryshe nga anglishtja, është më e vështirë dhe profesorët arritën të na shpjegojnë gjithçka në mënyrë argëtuese dhe përmes lojërave dhe ne patëm një bashkëpunim shumë të mirë”, shton një pjesëmarrës në orë.

Për të pasuruar aftësitë e tyre analitike, në lëndën e mësimit praktik, nxënësit ndoqën një prezantim të përbashkët në gjuhë të ndryshme mësimore dhe së bashku ata zgjidhnin detyra në fushën e ekonomisë dhe kontabilitetit.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre kanë arritur të bashkëpunojnë përmes mësimit në distancë, duke përmirësuar integrimin ndëretnik midis nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike dhe forcuar vlerat e tyre qytetare dhe demokratike.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.