Nxënësit e shkollave të mesme profesionale zbatojnë iniciativa të nxënësve në kuadër të konceptit të ri të arsimit qytetar

234
Në vitin shkollor 2021/22, shkollat e mesme profesionale u përfshin në aktivitete për nxitjen e klimës demokratike në shkolla, përmes realizimit të iniciativave të nxënësve, të mbështetura nga Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim. Nxënësit dhe mentorët e tyre punuan shumë gjatë gjysmëvjetorit të parë në aktivitete të llojllojshme për ndryshim pozitiv në mjedisin e tyre.

Nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” nga Shkupi zhvilluan një fushatë për ngritjen e vetëdijes për pasojat e dëmshme të përdorimit të substancave narkotike, si dhe dhunën moshatare. Ata përpiluan afishe ngjitëse, me porosi në gjuhë të ndryshme, të cilat i ngjitën në vende të ndryshme të komunës. Njëherësh realizuan edhe punëtori edukative për bashkënxënësit e tyre.

Në shkollën e mesme teknike në Gostivar punohej në çështje nga ekologjia. Nxënësit bashkëpunonin me Pakomak-un për dorëzimin e koshave për riciklimin e mbeturinave dhe organizuan aktivitet për seleksionim dhe riciklim. Gjithashtu, nxënësit parashtruan kërkesë dhe realizuan takim me komunën për lëshimin e librezave të nxënësve për lëshime për nxënësit.

Në shkollën bujqësore-veterinare “Kuzman Shapkarev” nga Manastiri u realizua aktiviteti për ndërtimin e parkut interaktiv për kanakarë në pjesën e shkollës, me ridedikimin e një pjese të mekanizimit të vjetër bujqësor. Krahas rregullimit të pjesës së oborrit që ka qenë i pashfrytëzuar më parë, në parkun kanë mundësi që të vijnë banorët e komunës me kanakarët e tyre, e me këtë nxënësit që janë në drejtimin teknikë për mjekësi veterinere, një pjesë të mësimit praktik do të mund ta realizojnë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me pronarët e kanakarëve dhe dhënien e këshillave dhe rekomandimeve profesionale. Në kuadër të promovimit të parkut u realizua edhe punëtori kundër dhunës ndaj kafshëve.

Në mënyrë që t’i përmirësojnë kushtet në shkollë edhe nxënësit e shkollës së mesme “Kolë Nedellkovski” nga Velesi realizuan disa iniciativa gjatë gjysmëvjetorit të parë. Ata organizuan aksion për mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollës, ndërtuan shtëpi verore dhe inicuan lëshimin e muzikës gjatë pushimeve dhe mes orëve, përmes altoparlantit të shkollës. Duke zhvilluar kreativitetin e tyre, arritjet e tyre i prezantuan në video.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.