Nxënësit e shkollave partnere SHM “Mitko Penxhukliski” nga Kratova dhe SHM “Ismet Jashari” nga Likova së bashku përgatitën broshurë me receta për ushqim të shëndetshëm. Partneriteti afatgjatë mes dy shkollave, në të cilat mësimi zhvillohet në dy gjuhë të ndryshme mësimore është mbështetur nga Projekti i USAID-it për integrim ndërtetnik të të rinjve në arsim.
Në procesin e përgatitjes së broshurës, nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve të ndryshme etnike së bashku diskutuan për rolin e ushqimit të shëndetshëm në shëndetin e plotë të njerëzve. Gjatë takimeve, të rinjtë më mirë u njoftuan mes vete dhe krijuan shoqëri të reja.
“Komunikimi që ishte i nevojshëm për realizimin e këtij aktiviteti i afroi dy shkollat. Ne si nxënës jo vetëm që mësuam njëri nga tjetri, por edhe jemi shoqëruar, fituam njohuri më të mëdha dhe përvoja të reja. Fituam njohuri të reja për ushqim të shëndetshëm dhe çka duhet të konsumojmë, që të jemi jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht të shëndetshëm. Të gjithë ne kemi dhënë kontribut në shkruarjen e broshurës përmes ndarjes së ideve dhe mendimeve inovative”, thotë një nxënëse e SHM “Mitko Penxhukliski”.
Projekti i USAID-it për integrim ndërtetnik të rë rinjve në arsim mbështet aktivitete partnere mes shkollave, të cilët nxisin interaksion të ndërsjellë mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme etnike. Gjithashtu, përmes aktiviteteve në tema të ndryshme që janë të rëndësishme për komunitetin, të rinjtë fitojnë vlera civile dhe demokratike.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.