Nxënësit e shkollave të mesme morën pjesë në shkëmbimin interkulturor në fshatin e fëmijëve Pestalloci

1165
Njëzet nxënës të shkollave të mesme nga Maqedonia e Veriut morën pjesën në kampin veror në Fshatin e fëmijëve Pestalloci në Trogen, Zvicër në periudhën nga 7 deri më 20 korrik. Në kamp morën pjesë rreth 150 të rinj nga 9 shtete – Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Turqia, Polonia, Moldavia, Ukraina, Rusia dhe Zvicra. Përmes punëtorive edukative dhe interaktive, pjesëmarrësit në kamp mësuan për të drejtat e fëmijëve, karakteristikat e kulturave të ndryshme dhe tema tjera të ndërlidhura me sfidat globale në shoqëeinë moderne.

Gjatë këtyre dy javëve bashkëjetesë, të rinjtë e vendeve të ndryshme evropiane kanë punuar vazhdimisht në grupe të përziera dhe kanë bashkëpunuar në nisma të ndryshme. Një pjesë e punëtorive përfshinë diskutime në tema për atë se si munden të rinjtë t’i përdorin mediat në mënyrë kritike, t’i balancojnë lirinë dhe sigurinë dhe ngjashëm. Krahas temave të ofruara që ishin pjesë e programit, të rinjtë kishin mundësi të krijojnë edhe punëtori sipas interesave të tyre.

Në kohën e lirë, nxënësit e shkollave të mesme gëzoheshin në aktivitete të përbashkëta sportive dhe artistike – vizatonin, u bienin instrumentave, por edhe u anëtarësuan në klube të ndryshme rinore, si për shembull klub për media. Anëtarët e këtij klubi kishin rol të gazetarëve – bënin intervista me pjesëmarrësit në kamp, si dhe me supervizorët dhe të punësuarit tjerë në Fshatin e fëmijëve. Gjithashtu, ata udhëheqnin radio emisione të tyre, organizuan radio intervista dhe xhironin video.

Ato 2 javë që isha në Trogen, mi dhanë kujtimet më të mira të jetës sime. Shumë u argëtova, takova njerëz të rinj, bëra miq të rinj nga vende të ndryshme…Do të doja të kisha mundësi të kthehesha një ditë përsëri“, deklaroi njëri nga pjesëmarrësit në kamp.

Gjatë fundjavava pjesëmarrësit kishin ekskursione të organizuara në Cyrih, ndërsa gjithashtu kishin edhe mundësi ta vizitojnë edhe ujëvaren e Lumit Rajna. Në periudhën e ardhshme, nxënësit do t’i transmetojnë mjeshtëritë e fituara dhe gjithë përvojën nga shkëmbimi i moshatarve nga shkollat e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP), i organizuar në bashkëpunim me Koalicionin e organizatave të të rinjve “SEGA”.