Në takimet më shumëmuajshe gjatë të cilave u zbuluan sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë në rrethinën e tyre dhe zgjidhjet e mundshme, nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi të bashkësive të ndryshme etnike u bashkuan me aksionin për të rinj në oborrin e SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski”. Aksionin e organizuan mbi 100 nxënës të katër shkollave të Shkupit SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”, QSHQK “Boro Petrushevski”, SHMNQSH “Zdravko Cvetkovski” dhe SHMEJQSH “Arseni Jovkov”.
Një prej sfidave më të mëdha të cilat u identifikuan në takime ishte mungesa e hapësirës ku të rinjtë do të mund të shoqërohen dhe të mësojnë. Me nismën e tyre një prej hapësirave shkollore të papërdorura e shndërruan në qendër për të rinj. Ata i kanë ngjyrosur muret dhe e rregulluan enterierin.
“Jemi tubuar për ta zbukuruar shkollën tonë, me mysafirët tanë prej tre shkollave me të cilët së bashku i zbatojmë aktivitetet. Jemi shumë të kënaqur dhe së bashku kemi çaste të shkëlqyera”, thotë Furkani, nxënës në “Zdravko Cvetkovski”.
Në oborr, nxënësit organizuan aksion ekologjik për grumbullimin e mbeturinave me çka e rritën vetëdijen për mjedis jetësor të shëndoshë dhe të pastër.
„Unë aksionin e përjetoj shumë mirë. Më plotëson dhe mezi pres që të vijë çdo aksion në të cilin kemi shumë aktivitete. Të gjithë dëshirojnë të punojnë diçka, disa jashtë ndërsa disa brenda. Kalojmë shumë mirë dhe fitojmë shumë miqësi të reja“, shton Ivona nga shkolla e njëjtë.
Të rinjtë së bashku u argëtuan duke e promovuar aktivizimin e të rinjve. Gjatë periudhës së ardhshme i planifikojnë edhe dy aksione të reja në shkollat e tjera të mesme.
Ky aksion vullnetarësh u realizua me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.