125 nxënës të shkollave të mesme të qyteteve Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe Shkup, të cilat janë pjesë e Programit Access – Mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, në mënyrë aktive marrin pjesë në aktivitete jashtëmësimore interaktive, produktive dhe argëtuese. Krahas orëve të përbashkëta të Programit Acess që mbahen dy herë në javë, janë përfshirë edhe punëtori dhe vizita të institucioneve kulturore dhe arsimore për zhvillimin e aftësive jetësore dhe personale.
Në shkurt 2020, nxënësit patën mundësi të informohen për Ditën e Martin Luter Kingut përmes pjesëmarrjes në punëtorinë interaktive të kryesuar nga një mësuese e SHBA-së, Patrisha Dejvidson, e cila është vullnetare në Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Ata e ndoqën fjalimin e njohur “I have a dream”, diskutuan në temën dhe përpunuan dhe prezantuan posterë lidhur me jetën dhe veprën e Martin Luter King. Të nxitur nga fjalimi i prezantuan edhe ëndrrat e tyre për të ardhshmen pas shkollës së mesme.
Gjatë vizitave në Këndet amerikane në Shkup dhe Tetovë, e shikuan filmin “Toka e mjaltë”, i cili u nominua për dy Çmime Oskar dhe diskutuan në tema lidhur me Oskarët. Gjithashtu morë pjesë në kuiz argëtues dhe edukative lidhur me temën Oskarët. Ata u shoqëruan dhe këmbyen mendime për filmat me çka e përforcuan fjalimin e tyre publik dhe të argumentuar në gjuhën angleze.
Për pasurimin e njohjeve të kulturës amerikane dhe vlerave demokratike, të rinjtë morën pjesë në punëtori me rastin e Ditës së presidentëve, që shënohet në SHBA. Nën udhëheqjen e Kabriel Kuhl, vullnetar i Korpusit të Paqes në Shkup, ata u tubuan dhe në mënyrë kreative i prezantuan të dhënat për presidentin e parë amerikan, Xhorxh Uashington.
Aktivitete të ngjashme lidhur me mënyrën amerikane të jetesës, sistemin arsimor, jetën politike dhe kulturore si dhe traditat dhe vlerat e SHBA-së do të vazhdojnë të realizohen edhe gjatë muajve të ardhshëm. Në mënyrë interesante dhe joformale që është i ndryshëm prej mësimit të rregullt nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë për gjuhën angleze, t’i zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe të kontribuojnë drejt suksesit socio-ekonomike të familjeve të tyre.
Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.