Nxënësit dhe mësimdhënësit treguan se si e filluan ndryshimin në shkollat e tyre

188
Më 23 nëntor të vitit 2022 u mbajt ngjarja përmbyllëse në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin” i cili bashkoi rreth 100 nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të institucioneve arsimore. Me pjesëmarrjen aktive e të rinjve, u prezantuan dhe kremtuan arritjet dhe sukseset në kuadër të projektit dhe u potencua rëndësia e forcimit të zërit të të rinjve për ndryshime pozitive shoqërore.

Gjatë ngjarjes, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e prezantuan dokumentin me udhëzime për përfshirje të plotësimeve në politikat për arsimin që ishte përpiluar në kuadër të projektit dhe u përqendruan në rëndësinë nga mbështetja e të rinjve dhe ideve të tyre.

Me qëllim që t’i prezantojnë aktivitetet e shumta të zbatuara në shkollat e tyre, nxënës nga pesë shkolla të projektit SHMK “Nikolla Karev” – Strumicë, SHMK “Pero Nakov” – Kumanovo, SHF “Vëllezërit Ramiz-Hamid” – Shkup, SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” – Shkup dhe SHF “Kuzman Josifovski – Pitu” – Shkup, rregulluan stenda me punime të tyre dhe sqaruan se cilat aktivitete i kanë zbatuar dhe çfarë ndikimi kanë pasur të njëjtat për rrethinën e tyre.

Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe punëtori ndërvepruese për nxënësit në të cilën ata hartëzuan probleme dhe zgjidhjet potenciale të lidhura me atë se çfarë paraqet për ta shkolla ideale. Të njëjtat i prezantuan para të pranishmëve dhe diskutuan se si do të mund të zbatohen në shkollat.

Projekti “Fillo ndryshimin” kontribuoi drejt nxitjes, mbështetjes dhe forcimit të zërit të fëmijëve dhe të rinjve. Përmes përfshirjes së rreth 500 nxënësve në aktivitetet e projektit, të rinjtë fituan mundësinë që të marrin pjesë aktive në bashkësitë e tyre lokale. Po ashtu, 100 mësimdhënës dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale i forcuan njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për mbështetjen e nxënësve përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe ngjarje në vend dhe jashtë vendit.