Nga pjesëmarrje rinore dhe vullnetarizmi deri te ndryshimet pozitive shoqërore

437
Më 28 prill të vitit 2021, u mbajt furmi rinor onlajn në temën “Nga strategjia lokale deri te aksioni lokal rinor”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të rinjve në Arsim, të implementuar nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Në ngjarjen onlajn ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, E.S. Kejt Mari Bërnz.

Ata së bashku me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme diskutuan për pjesëmarrjen rinore dhe vullnetarizmin. Nxënësit i ndanë përvojat e tyre nga realizimi i aksioneve rinore dhe si përmes këtyre aksioneve kanë përvetësuar shumë miqësi të reja dhe kanë mësuar gjëra të reja për vullnetarizmin dhe bërjen e ndryshimeve të mirëfillta në shoqërinë.

Në fjalimin e saj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e theksoi rëndësinë nga nxitja e aktivizmit rinor dhe theksoi se Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë të rinjtë. „Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e kaluar u bë mike e nxënësve, studentëve, shkencëtarëve të rinj, aktivistëve të rinj. Thuajse në secilin grup punues që e formojmë për çfarëdo qëllimi që i prekë, nëse është krijimi i zgjidhjeve ligjore, koncepcioneve, koncepteve dhe ngjashëm, për avancimin e standardit të nxënësve ose studentëve, ka nga një ose më shumë përfaqësues të kategorisë që është në fokusin në aksionin konkret. Kemi edhe grup të posaçëm të quajtur MASH – Të rinj, përmes të cilit kemi një varg suksesesh të përbashkëta dhe sinqerisht si ministre, nuk jam e befasuar nga kontributi, për shkak se edhe prisja aktivitet nga ata. Përmes këtij bashkëpunimi detektojmë nevojat dhe sfidat, shqyrtojmë iniciativa, krijojmë zgjidhje dhe i implementojnë të njëjtat”.

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz, i porositi: „Secili prej nesh mund të krijojë mundësi dhe të gjejë zgjidhje të problemeve me të cilat përballemi. Kjo është në mesin e vlerave kyçe amerikane. Proaktiviteti juaj për zbukurimin e oborreve shkollore, hapësirave publike, parqeve dhe terreneve për lojëra, për ngritjen e vetëdijes për problemet me dhunën moshatare dhe problemet e ngjashme e të rinjve dhe përfaqësimi juaj para përfaqësuesve të komunave në mënyrë që bashkësia të bëhet më e pastër, më e sigurt dhe më e bukur janë dëshmi për ardhmërinë tuaj të ndritshme dhe ardhmërinë e shtetit tuaj. Ne e mbështesim aktivizmin rinor dhe pjesëmarrjen qytetare. Ju jeni ardhmëria dhe fuqia e shoqërisë”.

Në ngjarjen morën pjesë edhe përfaqësues të 25 komunave që diskutuan se si miratimi i strategjive të komunave për integrim ndëretnik dhe pjesëmarrje rinore kontribuon në mbështetjen e strukturuar të nxënësve dhe shkollave në realizimin e iniciativave rinore.

Gjatë muajve të kaluar, 150 nxënës nga 30 shkolla të 10 komunave morën pjesë në punëtori onlajn në të cilat i detektonin sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e gjendjes në komunat e tyre. Përmes takimeve onlajn për përfaqësim, ata bashkëpunonin edhe me autoritetet lokale para të cilave i prezantuan zgjidhjet e tyre ideore dhe e siguruan mbështetjen e duhur.  Kështu, nxënësit ia dolën që t’i realizojnë idetë e tyre, duke theksuar rëndësinë e aktivizmit rinor. Procesi vazhdon tutje me më shumë nxënës dhe komuna të përfshira. Në këtë mënyrë, përmes Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim krijohen mundësi për bashkëveprim mes nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike dhe nxitet kreativiteti dhe pjesëmarrja e tyre rinore.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.