Në fund të shtatorit, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim, është organizuar vizitë nga konsulente nga Finlanda që mbajtën trajnim me përfaqësues të procesit arsimor në shtetin tonë.

Qëllimi i trajnimit ishte që të zhvillohen ide për atë se si të ndërtohet klimë shkollore demokratike dhe të vlerësohet përparimi i arritur në shkollë. Trajnimin e kombinoi përvojën finlandeze me Konceptin për arsim qytetar, të zhvilluar në kuadër të arsimit tonë fillor. Njëherësh, kontribuoi drejt zhvillimit të metodologjisë dhe veglës për vlerësimin e klimës participuese në shkollat.
Përmes punës në grup dhe diskutimit bashkëveprues, pjesëmarrësi kishin rastin t’i avancojnë dituritë e tyre për terme të caktuara dhe të ndajnë përvojat e tyre për sjellje demokratike gjatë mësimit.

Temat që u diskutuan përfshinin filozofinë finlandeze të arsimit, mënyrat për rritjen e pjesëmarrjes së nxënësve në shkollë, duke përfshirë edhe mënyrat e zhvillimit të punës së Parlamentit të nxënësve, vendosjen e inkluzionit, bashkëpunimin me bashkësinë më të gjerë dhe arsimimi mediatik si pjesë e kulturës shkollore.
„Përvetësuam shumë njohuri të reja. Ndonëse trajnueset vijnë nga një mjedis krejtësisht më të ndryshëm, kishin ndjenjën për mjedisin tonë dhe u dilnin në ndihmë komenteve tona. I pranishëm ishte bashkëveprimi në çift, grup, në nivel të pjesëmarrësve dhe trajnuesve. U konfirmua se ka nevojë për ndjekje të vazhdueshme të zhvillimit të kompetencave demokratike te nxënësve jo vetëm në orët e arsimit qytetar, por edhe në orët e lëndëve të tjera mësimore”, shprehen pjesëmarrësit në trajnimin.

Konsulentet realizuan takim edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku i ndanë përvojat e tyre, ndërsa e vizituan edhe shkollën fillore “Qirili dhe Metodi” në fsh. Stajkovci, Gazi Babë ku nga afër u njoftuan me mënyrën në të cilën realizohet procesi arsimor në shtetin tonë dhe shkëmbyen praktika të mira.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.