Orët e gjuhës angleze që janë pjesë e Programit Access – Microstipendim për rritjen e qasjes derit tek gjuha angleze, të mbështetura nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, vazhdojnë të mbahen nga distanca përmes platformave digjitale. 150 nxënës të shkollave të mesme nga qytetet: Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe Gostivar, marrin pjesë në aktivitete interesante dhe produktive dixhitale për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Më 4 maj 2020, në orën e tyre të përbashkët në internet, ku u bashkuan të gjithë nxënësit e programit, u njoftuan me aktorin Driton Veseli, i njohur si Talat nga seriali i famshëm maqedonas „Prespav“. Nxënësit e shkollave të mesme dëgjuan për dashurinë e tij për aktrimin, çfarë e motivoi atë të bëhej aktor, cila është përvoja e tij më e bukur, cilat janë dëshirat e tij, me kë do të shkonte në një ishull të shkretë, çfarë super fuqie do të dëshironte të ketë dhe kështu me radhë. Të gjithë u argëtuan së bashku, duke i parashtruar pyetje dhe duke i diskutuar përgjigjet.
Kreativiteti i tyre u shfaq kur nxënësit prezantuan portrete interesante të aktorit, të cilat i vizatuan për ta befasuar. Për ta bërë takimin edhe më argëtues, ai imitoi një skenë të shkurtër nga seriali dhe ndau një fotografi nga fëmijëria e tij me nxënësit.
“Bëhuni vetvetja pa marrë parasysh çfarë! Mos lejoni që të tjerët të ndikojnë në jetën tuaj dhe në mënyrën e të menduarit. Kur isha i ri, fillimisht përpiqesha ta bëja veten të lumtur, dhe pastaj të tjerët,” u tha Dritoni. Të inkurajuar nga përgjigjet e tij të hapura, edhe nxënësit shkëmbyen ide kreative se si të kalojnë kohën në shtëpi dhe shpjeguan se si dhe ku gjejnë frymëzimin.
Ata edhe më tej vazhdojnë të punojnë përmes veglave dhe platformave dixhitale për të zhvilluar aftësitë e tyre për gjuhën angleze, të diskutojnë tema interesante në lidhje me kulturën amerikane dhe të fillojnë fushata të tyre për mbrojtjen e shëndetit gjatë pandemisë globale.
Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.