Mbi 200 balonë u lëshuan në qiell, secili me mesazh për paqe, në ngjarjen #YEIforPeaceDay, që u mbajt më 21 shtator në organizim të projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe me të cilin u shënua Dita ndërkombëtare e paqes. Përmes aktiviteteve konkrete dhe të përbashkëta të nxënësve, njëherësh ngjarja ishte para-promovim interaktiv dhe interesant i projektit dhe aktiviteteve të tij të ardhshme.
Në ngjarje dëgjoheshin zërat dhe të qeshurat e 120 nxënësve të moshave të ndryshme, shkollave, përkatësive etnike dhe qyteteve derisa së bashku debatuan për qëndrimet e tyre lidhur me multikulturalizmin dhe rolin e të rinjve në shoqëri, luajtën lojëra sportive argëtuese dhe mbillnin drunj në oborrin e shkollës së SHM “Gjorgji Dimitrov” nga Shkupi. Ngjarja u mundësoi mësimdhënësve dhe vizitorëve t’i shohin disa prej aktiviteteve zbatimi i së cilave në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni do të mbështetet nga projekti në 5 vitet e ardhshme.
“Thellë në vete ndjej se të gjithë jemi të njëjtë”, deklaroi njëri prej nxënësve i cili mbolli drunj së bashku me shokët e tij të rinj prej shkollave të tjera të cilët morën pjesë. Nën diskutimin me nxënësit e tjerë për qëndrimet e ndryshme lidhur me shoqërinë multikulturore, një nxënës tjetër konstatoi: “Dua të mësoj për kulturat e tjera në Maqedoni”. Projekti i mbështet pikërisht aktivitetet në të cilat nxënësit mund të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin dhe t’i zbulojnë gjërat që i bashkojnë.
Megjithatë, krijimi i më shumë mundësive për kohezion ndëretnik midis të rinjve në sistemin arsimor është një prej sferave në të cilat projekti do t’i mbështesë shkollat në të ardhmen. Projekti për Integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim gjithashtu do të ofrojë mbështetje gjatë krijimit të kushteve për kultivimin e vlerave demokratike dhe qytetare dhe sjelljen e të rinjve të cilët janë të domosdoshme për ndërtimin e shoqërisë së fuqishme, demokratike.
Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.