Nga fundi i muajit mars 2018 u realizua një aktivitet jashtëmësimor “Astronomia si disiplinë e veçantë e fizikës” në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” nga komuna e Butelit. Aktiviti në të cilin morën pjesë 20 nxënës të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase dhe shqipe, pati për qëllim t’u mundësojnë nxënësve të mësojnë më shumë për Sistemin diellor dhe për mënyrën në të cilën funksionon ai.
Në kuadër të takimit të parë, nxënësit në disa grupe ekipore punuan në më shumë detyra njëherësh: përgatitja e prezantimit me temë: “Sistemi diellor”, përpunimi i maketës së Sistemit diellor dhe matja e volumit të planeteve.
Por, angazhimi i tyre nuk ndalon këtu. Në periudhën që pason, do të mbahen edhe disa takime të tilla në të cilat këta filloristë do të punojnë në mënyrë të palodhshme që ta krijojnë produktin final – maketë të madhe të cilën do ta vendosin në Sistemin diellor. Maketa e vendosur në shkollë do të shërbejë si përkujtues jo vetëm për punën e lodhshme të këtyre kreativëve, por edhe për shoqërimin e tyre dhe momentet e përbashkëta.
“Kurioziteti i nxënësve për astronominë si pjesë e fizikës është e madhe. Nga ky kuriozitet doli edhe kjo punëtori, në të cilën si produkt final do të përpunohet Sistemi diellor 3D. Vet tema, vet punëtoria nxiti emocion të madh te nxënësit. Me padurim presin që ta shohin produktin final”, deklaroi një prej themelueseve e cila e udhëhoqi punëtorinë.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.