Me sloganin “Mëso mençurisht, puno profesionalisht”, u mbajtën 19 takime rajonale nëpër shtet me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje, në të cilat ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kryetarët e komunave dhe mbi 200 kompani biseduan për nevojën e profileve të reja që duhet të jenë pjesë e politikës regjistruese në shkollat e mesme profesioanale, si dhe për trajnimin praktik të nxënësve në kompani. Qëllimi i takimeve të këtilla, të mbështetura nga Ambasada e Zvicrës dhe projektit Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (Е4Е@мк), është që të nxitet dialog social mes palëve të prekura, që do të rezultonte me krijimin e kuadrit të ri, profesional dhe cilësor.

Takimet e para u mbajtën në Shën Nikollë dhe Shtip. Në mesin e të pranishmëve janë përfaqësues të kompanive private që i shprehën nevojat e tyre për kuadër profesional, veçanërisht në nivel lokal. Ata diskutuan me përfaqësuesit e shkollave të mesme profesionale prej të cilave rezultuan propozime për profile të reja profesionale. Profilet e propozuara është planifikuar të hapen në shkollatr e mesme profesionale në vitin e ardhshëm shkollor 2021/2022.
„Biseduam se cilat janë nevojat e tyre reale për profile të caktuara që mungojnë me vite të tëra të kompanive, dhe mundësive për ta që të hapen paralele në shkolla mesme profesionale. Për herë të parë në bisedime intensive me kompanitë, odat ekonomike dhe shkollat e mesme profesionale në mënyrë që të sigurojmë kuadrin e kërkuar profesional, por edhe të rrisim punësimin e të rinjve”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Gjatë takimeve në Veles dhe Kavadar është theksuar nevoja për bashkëpunim të ngushtë mes kompanive private dhe shkollave të mesme profesionale. Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale kanë ndarë përvoja pozitive me kompanitë më të mëdha private në atë rajon ku nxënësit janë pjesë e trajnimit praktik, por edhe theksuan se bashkëpunimi i këtillë duhet të zgjerohet edhe mes shkollave të mesme profesionale dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përfaqësuesit e shkollës së mesme profesionale gjithashtu theksuan se realizimi i trajnimit profesional për nxënësit nuk është i plotë kur realizohet vetëm në shkollat, për arsye se pjesa më e madhe e shkathtësive të nevojshme janë të ndërlidhura me teknologji të reja dhe moderne që u janë të kapshme vetëm kompanive.
Në këtë drejtim, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, i cili ishte i pranishëm në ngjarjet në Strugë dhe Ohër, i njoftoi pjesëmarrësit me planet e Ministrisë për ridefinimin e procesit të ndarjes së bursave për nxënësit që do të ishin regjistruar në arsimin e mesëm profesional. Me ndarjen e bursave, në mënyrë plotësuese do të inkurajohen dhe mbështeten ata nxënës që do të përzgjedhin drejtimin profesional që është i kërkuar në tregun e punës.

Në Tetovë, u bashkëngjitën një numër i konsiderueshëm i kompanive të Rajonit të Pollogut, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, odat ekonomike dhe shkolla të mesme profesionale, bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut E. S. Sibil Suter. Ata shkëmbyen mendime dhe përvoja për avancimin e trajnimit praktik të nxënësve në kompani që do të mundësojë përvetësimin e shkathtësive moderne profesionale dhe punësim më të lehtë të të rinjve në vendin tonë.

Për nevojën e hapjes së profileve të reja të kërkuara në shkollat profesionale përmes të cilave do të krijohet kuadër i ri dhe profesional për sektorë të ndryshëm u bisedua edhe në Kriva Pallankë, Kratovë, Kumanovë, Prilep, Manastir, Bogdancë, Strumicë, Koçanë, Berovë, Shkup, Ilinden, Gostivar dhe Kërçovë. Pjesëmarrja e madhe e kompanive në këto ngjarje tregon se ekziston interes serioz te kompanitë për përfshirje në procesin arsimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkë me Qendrën për Arsim Profesional, me grumbullimin e propozimeve për profileve të reja, do të orientohet drejt adaptimit të politikës së regjistrimit për vitin e ardhshëm shkollor 2021/2022, për kur pritet edhe hapja e profileve të reja në një numër të caktuar të shkollave profesionale. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe bashkëpunimit të vendosur me sektorin privat, pritet që dialogu social të realizohet në bazë të rregullt vjetore edhe atë në nivel lokal, gjegjësisht mes komunave, shkollave të mesme lokale profesionale dhe kompanive nga komuna ose më gjerë.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк), i mbështetur nga Agjencioni Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim.