Orët e përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, që janë të mbështetura nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik e të rinjve në arsim dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, kontribuojnë në përmirësimin e bashkëveprimit ndëretnik mes të rinjve dhe ndërtimin e vlerave qytetare dhe demokratike. Ato do të vazhdojnë të realizohen edhe në vitin e ri shkollor, por tani në tetë shkolla të mesme të Shkupit kështu që shkollave të deritanishme “Arseni Jovkov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Vëllezërit Milladinov”, “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vllahov”, “Josip Broz-Tito” dhe “Vllado Tasevski” u bashkëngjitet edhe shkolla e mesme “Pançe Karagjozov”.

Në mënyrë që t’u shprehet mirënjohje mësimdhënësve që i mbajtëm këto orë në vitin e kaluar shkollor, në fillim të shtatorit, Qyteti i Shkupit u ndau çmime 45 mësimdhënësve të shkollave të mesme. Ata morën pjesë në mënyrë aktive në avancimin e integrimit ndëretnik në shkollat në vitin shkollor 2020/2021 dhe mbajtën rreth 740 orë të përbashkëta me më shumë se 635 nxënës të cilët mësojnë në gjuhën mësimore maqedonase, shqipe dhe turke.
Duke respektuar protokollet e mbrojtjes, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ua ndau mirënjohjet dhe çmimet dhe porositi, “Përmes realizimit të orëve të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore profesorët ia dolën që në periudhën më të ndjeshme të zhvillimit të individit të dërgojnë porosinë se diversitetet janë pasuria më e madhe e shoqërisë maqedonase. Projektet e këtilla do të kontribuojnë në mënyrë më të drejtpërdrejt që fëmijët tanë të mësojnë se me respektimin e ndërsjellë mundemi dhe duhet të ndërtojmë shoqëri përparuese që është bazë për jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë”.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.