Gjendja e krizës me KOVID-19 në mënyrë plotësuese thelloi pasigurinë e të rinjve rreth zgjedhjes së arsimit dhe mundësive për karrierë, të cilat kanë ndikim të përhershëm mbi jetën e tyre. Ky, është një nga shkaqet kryesore pse projekti Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut (E4@mk) në bashkëpunim me disa partnerë, krijoi rrjetin për ballafaqim me ndikimin e pandemisë mbi arsimin dhe informimin e të rinjve në lidhje me opsionet e tyre gjatë zgjedhjes së arsimit dhe karrierës.
Për këtë qëllim, me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, u përpilua material informativ “Udhëzues për kualifikimet në arsimin profesional”, fillimisht dedikuar shërbimit profesional në shkollat fillore, por edhe për të gjithë kuadrin arsimor, prindërit dhe nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme. Udhëzuesi është i qasshëm në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe, në disa platforma dhe përmban informacione për mundësitë të cilat i ofron arsimi profesional, përshkrim i të gjitha drejtimeve së bashku me kualifikime dhe mundësi për vazhdimin e arsimit.
Por, kjo është vetëm një pjesë e shumë aktiviteteve në drejtim të mbështetjes së të rinjve, për të cilat mund të lexoni më tepër këtu – https://www.e4e.mk/sq/mbeshtetja-dhe-udhezimi-i-te/