Mbahet trajnim për mësimdhënësit për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik

979
Nga fundi i tetorit 2018, në kuadër të projektit për “Përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komuna” u mbajt trajnim për mësimdhënësit të cilët e ligjërojnë lëndën e Shoqërisë. Në trajnimin e organizuar në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit morën pjesë 35 mësimdhënës prej nëntë shkollave – “Liria”, f. Zhitoshe, Dollnen, “Edinstvo – Oktasi”, Strugë, “Braka ribar”, Kumanovë, “Kërste Petkov Misirkov”,Manastir, “Liria” Tetovë, “Nikolla Vapcarov”, Strumicë, “Panajot Ginovski”, Butel, “Orce Nikollov”, Radovish, “Mustafa Kemal Ataturk”, Gostivar.

Trajnimi dyditor filloi me njoftimin midis mësimdhënësve dhe ndarjen e përvojës së tyre për punën e deritanishme me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike. Në vazhdim, mësimdhënësit patën mundësi të ndjekin disa ligjërata teorike për punëtori multikulturore përmes së cilave i zhvilluan aftësitë e tyre për zhvillimin e bashkëpunimit ndëretnik midis nxënësve. Gjatë punëtorive, mësimdhënësit morën pjesë në diskutime të hapura për komunikimin interkulturor dhe dëgjimin aktiv si edhe për tejkalimin e paragjykimeve.

All-focus

Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, mësimdhënësit, së bashku me ligjëruesit, morën pjesë në ushtrime të ndryshme, lojëra dhe aktivitete të cilat u mundësuan zbatimin praktik të asaj që e kanë mësuar. Në bazë të ligjëratave teorike, mësimdhënësit i përgatitën planet për orët mësimore. Me qëllim që të mundësohet këmbimi i ideve midis mësimdhënësve dhe të mësuarit nga njëri-tjetri, ata në fund i prezentuan planet e orëve të Shoqërisë para kolegëve të tyre.

Në periudhën e ardhshme, mësimdhënësit e trajnuar do të zbatojnë kompetenca interkulturore në orët e rregullta mësimore dhe do të zbatojnë aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike do të kenë mundësi më mirë të njoftohen dhe të ndërtojnë miqësi të ndërsjella.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin ndëretnik në shoqëri, duke promovuar multikulturalizmin dhe duke i përfshirë në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.