Mbahet trajnim për mësimdhënësit: Fëmijët dhe familjet në arsim

1146
Në fillim të qershorit, 2018, në SHF “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare, trajnuesit Doris Kuhn dhe Peter Holcvart nga Universiteti për trajnimin e mësimdhënësve nga Cyrrihu mbajtën një orë modele me zbatimin e programit Fëmijët dhe Familjet në Arsim (FDFA).

Ora u relaizua me 15 nxënës të mësimit klasor dhe dhjetëra prindër, ndërsa patën mundësi ta vëzhgojnë mbi 30 mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesional dhe drejtorë prej shtatë shkollave fillore të cilat janë të përfshira në projekt – SHF “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, Shkup, SHF “Dane Krapçev”, Shkup, SHF “Dobre Jovanoski”, Prilep, SHF “Gjorgji Sugarev”, Manastir, SHF “Cirili dhe Metodij”, Tetovë, SHF “Marshall Tito”, Strumicë dhe “11 Tetori”, Kumanovë.

Seria e aktiviteteve argëtuese dhe lojërave me nxënësit me temën ushqimi i shëndetshëm të cilat u organizuan gjatë orës ishin edhe një konfirmim se programi FDFA mundëson fëmijët të fitojnë njohuri të reja dhe t’i zhvillojnë aftësitë jetësore në atmosferë gëzimi dhe kënaqësie. Ora modele ishte hyrje në trajnimin e dytë dyditor të programit FDFA, në të cilin përfaqësuesit e shkollave të përfshira në projekt patën mundësi t’i thellojnë njohuritë e fituara deri më tani për zbatimin e këtij programi në procesin arsimor.

Mësimdhënësit fituan informacione të thelluara: për konceptin për veten (self-concepts) dhe për aftësitë jetësore; si në mënyrë të suksesshme t’i përfshijnë dhe të bashkëpunojnë me prindërit; për kompetencat mediale; si të punojnë në metodat didaktike dhe për vlerësimin e progresit të nxënësve.

“FDFA kontribuon për lidhjen më të madhe të nxënësve dhe mësimdhënësve” deklaroi njëri prej mësimdhënësve të cilët morën pjesë në trajnim. “Atë që dua ta zbatoj prej trajnimit është udhëheqja e bisedës konstruktive me prindërit” shtoi një pjesëmarrës tjetër.

Gjatë vizitës në Maqedoni, përfaqësuesit e Universitetit të Cyrihut, realizuan takim edhe me drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, me ç’rast u shqyrtuan mundësitë për zbatimin e mëtejmë të programit në Maqedoni.

Edhe pse programi FDFA dedikohet për nxënës të familjeve të rrezikuara sociale, i njëjti mundet me sukses të zbatohet me të gjithë nxënësit. Materialet për punëtori, lojëra dhe aktivitete janë në dispozicion në ueb faqen: http://www.face-lifeskills.com.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për familjet dhe fëmijët në arsim, i financuar nga Universiteti për arsimimin e mësimdhënësve nga Cyrihu.