Si mund të përfshihen fëmijët që nuk janë në shkollë në sistemin arsimor? Në përputhje me konstatimet e Raportit nga hulumtimi në këtë temë, tejkalimi i kësaj sfide është i mundur, por është e nevojshme të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse, shkollave dhe sektorit të shoqërisë civile.
Për këtë qëllim, mësimdhënës dhe bashkëpunëtorët profesional nga 10 shkolla fillore të kyçur në projekt, morën pjesë në një takim pune të mbajtur në Shkup në fund të muajit janar 2018. Gjatë punëtorisë dyditore u mbajtën disa leksione teorike për përfshirjen e fëmijëve nga kategoritë me rrezik social, si dhe sesione praktike në të cilat pjesëmarrësit ofruan zgjidhje konkrete për përfshirjen e fëmijëve në sistemin arsimor.
Me rëndësi të veçantë ishte ajo që mësuesit dhe stafi profesional ndanë përvojat personale për sfidat me të cilat ballafaqoheshin në kuadër të shkollave, duke filluar nga regjistrimi i nxënësve dhe përcjellja e të dhënave për obliguesit shkollor, e deri tek këshillimi dhe bashkëpunimi me prindërit e fëmijëve që janë jashtë shkollave.
„Qëllimi i këtij takimi ishte të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë të përbashkët të krijojmë ide, propozime, mënyra dhe mundësi për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor. Takimi dyditor mundësoi t’i identifikojmë sfidat të cilat janë shumë të rëndësishme për përfshirjen apo inkluzionin e fëmijëve, ndërsa në mënyrë të veçantë theksi u vu në shkollat dhe kushtet që duhet t’i sigurojnë për t’i përfshirë fëmijët në sistemin arsimor, ndërsa gjithsesi edhe t’i mbajnë“, deklaroi njëra prej pjesëmarreseve në takimin e punës.
Aktivitetet të cilat u propozuan në takim do të jenë pjesë e fazës së ardhshme në procesin e inkluzionit të fëmijëve në sistemin arsimor, ndërsa mësimdhënësit dhe kuadri profesional të cilët ishin pjesë e këtij takimi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipin projektues në procesin e përgjithshëm.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për inkluzionin e fëmijëve të cilët janë jashtë shkollave në sistemin arsimor, i financuar nga Fondacioni për fëmijë Pestaloci, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.