Konferencë rajonale “Shkathtësi për vende të ardhshme të punës”

149
Më 07 dhe 08 prill të vitit 2022 u mbajt konferenca rajonale “Shkathtësi për vendet e ardhshme të punës” me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut krijuan platformë për ekspertë që mund të përfshihen në dialogun e hapur dhe të ndajnë praktika të mira për atë se si ndërlidhen shkathtësitë me vendet e ardhshme të punës.

Me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ngjarja dyditëshe ishte e orientuar drejt shkathtësive të ardhshme profesionale, punësimin e të rinjve dhe mundësitë për sipërmarrësi për të cilat shumë ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë dhanë kontributin dhe i treguan tendencat e ardhshme. U prezantuan boshtet e ardhshme lëvizëse të ndryshimeve, tendencat që i japin formë tregut të punës dhe nevojat të të njëjtit, ndikimi i ndryshimeve nga tranzicioni në vendet në zhvillim, si dhe nevojat për shkathtësi të llojllojshme në të ardhmen.

Përmes shembujve praktik të qasjeve novatore dhe zgjidhjeve të ndryshme digjitale në shtetet e huaja, të pranishmit patën rastin të shpalosin më shumë detaje për procesin e digjitalizimit dhe të shkëmbejnë përvoja.

Gjatë diskutimeve në tema si informatika dhe ekonomia elektronike, energjia e gjelbër, prodhimtaria dhe turizmi, u konkludua se edhe vendet e Evropës Juglindore përballen me sfida të ngjashme. Sipas pjesëmarrësve nevojitet zhvillim i shkathtësive digjitale në të gjitha fushat si dhe në shkathtësitë për bisedime, komunikim, marketing, inovacione, të menduarit kritik, liderizëm dhe shkathtësi për zgjidhjen e problemeve. Ata konsiderojnë se sektori energjetik është kyç për zhvillimin e rajonit dhe sektori privat duhet të përfshihet më shumë në krijimin dhe implementimin e politikave arsimore.

Platforma e këtillë për shkathtësi dhe punësime duhet të nxisë shkëmbimin dhe bashkëpunimin në nivel strategji dhe operativ mes vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) e drejtoi organizimin e përgjithshëm teknik për ngjarjen dhe dha kontribut profesional në përzgjedhjen e moderatorëve, prezantuesve dhe panelistëve.