Konferenca e dytë për politika arsimore bashkon mësimdhënësit dhe kreatorët e politikave në Zagreb

319
Më 28 dhe 29 mars të vitit 2022 në Zagreb, Kroaci, u mbajt konferenca e dytë për politika arsimore “Pjesëmarrja e nxënësve – rrugë drejt shoqërisë inkluzive dhe demokratike” në kuadër të projektit Fillo ndryshimin. Konferenca në Zagreb është ngjarja e dytë e këtij lloji, pas ngjarjes së parë për politika “Politika dhe praktika për fillimin e ndryshimit” që u mbajt në maj të vitit 2021, si ngjarje onlajn përmes platformës Zum.

Në këtë ngjarje për politika, mësimdhënësi të 15 shkollave nga Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Portugalia dhe kreatorët e politikave nga fusha e arsimit përfundimisht fituan shansin që të takohen personalisht dhe të shkëmbejnë idetë e tyre dhe të bisedojnë për ide të reja dhe aktivitete të ardhshme për atë se si të ngrihet zëri i nxënësve dhe pjesëmarrja e tyre në shkollat dhe sistemet arsimore.

Oratorët kryesorë të ngjarjes ishin dr. Ivana Boriq nga Fakulteti për edukim dhe rehabilitim të Universiteti të Zagrebit me ligjëratën e saj plenare “E drejta e pjesëmarrjes: Si të arrihet pjesëmarrje e rëndësishme e fëmijëve” dhe dr. Klara Pretus Gomez nga Universiteti autonom në Barcelonë, Katedra e psikiatrisë dhe mjekësisë ligjore, kur fliste për “Rrezikimin dhe radikalizimin”.

Pjesëmarrësit, gjithashtu, kishin mundësinë të punojnë në mënyrë aktive në përgatitjen e Planeve kombëtare për krijimin e politikave në të cilat do të përmenden çështjet specifike politike të vendit në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe të ofrojnë rekomandime për përmirësim gradual të politikave, përmes punëtorive të ndryshme.

Këto plane kombëtare do të shërbejnë edhe për krijimin e Dokumentit të sintetizuar për politika që do të përpilohet në vitin e fundit të projektit dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për të gjitha vendet e BE-së për mënyrat e mundshme të zbatimit të intervenimeve të ngjashme.