Në shkollën filore “Zhivko Brajkovski” në Butel mësojnë më shumë se 700 nxënës nga komunitete të ndryshke etnike. Nxënësit e përcjellin mësimin në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe. Me mbështetje të disa projekteve disavjeçare të USAID-it për përmirësimin e integrimit ndëretnik, tashmë një kohë të gjatë në këtë shkollë realizohen me sukses aktivitete, të cilat mundësojnë kohezion më të mirë mes nxënësve nga komunitete të ndryshme etnike.
Jo rrallë herë thuhet se mësuesit janë shembull për nxënësit, e nëse kjo është kështu –nxënësit e “Zhivko Brajkovskit” janë të lumtur sepse e kanë Verçe Petrovën, arsimtare e matematikës dhe fizikës, e cila investon maksimalisht në profesionin e saj. Ajo është edhe koordinatore e ekipit për integrim shkollor, e cila investon mund për ndërtimin e gjeneratave të ardhshme në frymën e interkulturalizmit dhe vlerave demokratike. Lexojeni intervistën me Verçe Petrovën dhe mësoni më tepër:
Verçe Petrova, mësuese e matematikës dhe fizikës në SHF “Zhivko Brajkovski”
Shpesh thuhet se që të jesh mësues, arsimtar, edukatorë, profesor është një nga profesionet më fisnike. Çka ju pëlqen më tepë në profesionin tuaj?
Arsimtari është i specializuar për sferë të caktuar, të cilën e ligjëron, por puna jonë nuk përbëhet vetëm në transmetim të diturisë, por nevojitet që kjo dituri të transmetohet në mënyrë, në të cilën do të munden nxënësit ta kuptojnë, në nivel përkatës për moshën e tyre. Dituria duhet t’ju interesojë nxënësve, t’ua tërheq vëmendjen dhe t’i orientojë. Ne e shikojmë zhvillimin e nxënësve, megjithatë është shumë me rëndësi të kemi edhe aftësi të mira pedagogjike.
Ajo që më pëlqen më tepër në profesionin tim, është ajo që jemi motivues, orientues, liderë. Duhet t’u përshtatemi nxënësve, t’i nxisim, t’i lavdërojmë. Të përdorim forma të ndryshme, metoda, qasje. Në orë përpiqem të krijojë atmosferë ku nxënësi do të fitojë vetëbesim dhe vetërespekt. I nxis nxënësit që të mendojnë në mënyrë kritike. Që të jemi mësues i mirë duhet vazhdimisht të zhvillohemi profesionalisht. Ta mbështesim kreativitetin e nxënësve.
Motivimi që ta punoj profesionin tim është shumë i madh, kur shoh fytyra të buzëqeshura të nxënësve, nxënës të lumtur dhe të kënaqur. Satisfaksion akoma më i madh dhe motivim i madh është që të punohet në shkollë multientike.
Nxënësit e SHF “Zhivko Brajkovski” zbatojnë nisma për paqe
Krahas asaj që jeni mësuese, Ju jeni edhe koordinatore e ekipit për integrim shkollor (SIT), roli i së cilës është që të mbështetet kuadri mësimor në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve dhe të jetë katalizator në procesin e përforcimit të integrimeve ndëretnike në shkollë. Si funksionin ekipi për integrimin shkollor në shkollën Tuaj?
Ekipi për integrim shkollor funksionon në mënyrë të përsosur. Ai është motivues dhe kreator dhe paraqet mbështetje për arsimtarët tjerë. Gjen mënyrë se si t’i motivojë, inspirojë dhe t’i kyç kolegët e rinj në këtë proces të integrimit shkollor. Mbahen vazhdimisht seminare, aktivitete mësimore dhe jashtëmësimore, vizita, ekskursione, gjysmëmatura me karakter ndëretnik. Të gjithë arsimtarët nga shkolla jonë mbajnë seminare të këtij tipi.
Megjithatë, që të mund të funksionojë në këtë mënyrë ekipi, nevojitet mbështetje nga drejtori, madje edhe nga komuna. Në shkollën tonë mbështetja nga drejtoresha Rozalia Angellovska dhe nga komuna, gjegjësisht nga kryetari i Komunës, Velimir Smilevski dhe nga sektori për veprimtari publike ku përgjegjëse për arsimin është Nikolina Nolevska, është në nivel shumë të lartë, për shkak të së cilës motivimi në është akoma më i madh.
Velimir Smilevski, kryetar i Komunës së Butelit në diskutim publik me të rinjtë nga Buteli
Si duket një aktivitet i përbashkët i nxënësve në shkollën Tuaj?
Gjatë mbajtjes së aktivitetit të përbashkët të nxënësve gjithmonë mbahet llogari që të ruhet përfaqësimi gjinor dhe etnik. Nxënësit gjatë aktivitetit komunikojnë, bashkëpunojnë mes vete, shkëmbejnë ide dhe gjejnë mënyra se si të kuptohen nëse nuk e kuptojnë gjuhën e shokut. Miqësitë që fillojnë gjatë seminareve vazhdojnë gjatë pushimeve, në orët e edukatës fizike, në aktivitetet jashtëmësimore, në rrjetet sociale, pas orëve, në aktivitetet sportive…
Të rinjtë bashkëpunojnë pa dallim se cilit komunitetit etnik i takojnë. Këtë e shikojnë dhe mësojnë nga ne arsimtarët. Shikojnë se si ne bashkëpunojmë.
Nxënësit dhe arsimtarët marrin pjesë edhe në nisma kreative qytetare. Punohen seminare me tema që i propozojnë vetë nxënësit. Shumë shpesh nismat, propozimet e nxënësve bëhen realitet. Një iniciativë e tillë është realizuar vitin e kaluar shkollor – nxënësit kërkuan nga kryetari i komunës që të shënojë vendkalim për këmbësorë afër shkollës, para komunës. Shumë shpejt ky propozim u bë realitet.
Në njërin nga seminaret nxënësit përpunuan mjet – 3D Sistem diellor të vendosur në hollin e shkollës. Me të tjerë i zbukurojnë oborrin e shkollës, hollin, klasat. Kontribuojnë për përmirësimin klimës shkollore. Janë krenarë me veprat e tyre, punimet.
Vendkalimi kufitar në afërsi të shkollës është shënuar me nismën e nxënësve
A konsideroni se mbështetja nga institucionet arsimore dhe nga prindërit është e rëndësishme që aktivitetet e zbatuara të kenë efekt pozitiv afatgjatë?
Mbështetja është shumë e rëndësishme, sidomos për ne arsimtarët. Seminaret e këtij tipi nuk do të ishin realitet, nëse nuk do ta kishin mbështetjen nga institucionet. Që të ketë efekt afatgjatë pozitiv, nevojiten aktivitete afatgjate, ndërsa për këtë është shumë me rëndësi mbështetja edhe nga institucionet, në mënyrë të veçantë nga prindërit. Gjithashtu nevojitet edhe qëndrueshmëri e menduar dhe vazhdimësi e mbështetjes.
3D Sistemi diellor – përpunim i përbashkët i nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike
A keni mbështetje nga prindërit e nxënësve? Në çfarë mënyre bashkëpunoni me ta?
Pa mbështetje nga prindërit nuk do të mund të realizohen seminaret me karakter multietnik. Ata prind që kanë kohë marrin pjesë në seminare, punojnë bashkë me ne. Mjafton besimi i tyre në ne si edukatorë, e kjo shihet nga ajo që i mbështesin nxënësit që të marrin pjesë në seminare me tip të këtillë. Kanë mirëkuptim për nevojën e seminareve të këtilla. Nevoja shihet nga fytyrat e lumtura të nxënësve. E kuptojnë nevojën për zhvillimin e vetëdijes për jetesë në shoqëri multientike.
Nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore së bashku kanë punuar që ta zbukurojnë oborrin e shkollës
Interesimi i kuadrit mësimor për zbatim të aktiviteteve të këtilla është me rëndësi kyçe për suksesin në përmirësimin e integrimit ndëretnik tek të rinjtë. Është jokontestuese se arsimtarët janë shembull për të rinjtë, por zhvillimi profesional i arsimtarëve nënkupton edhe mësim të arsimtarëve njëri nga tjetri. Çka do të donit t’i porosisni arsimtarët tjerë në Maqedoni?
Unë personalisht si arsimtar gjithmonë marrë pjesë në projekte në të cilat punohen seminare me karakter shumetnik. Siç thash, motivim për mua paraqesin fytyrat e kthjellëta dhe të qeshura të nxënësve, numri gjithnjë e më i madh i vullnetarëve për pjesëmarrje në seminare, kur d të shoh kënaqësi në fytyrat e tyre gjatë shoqërimit me nxënës të përkatësisë tjetër etnike, si komunikojnë, bashkëpunojnë…e gjithë kjo garanton të ardhme perspektive për fëmijët tanë.
Është jokontestuese që fëmijët rriten në shkollë, zhvillohen dhe mësojnë në bashkëjetesë. Pikërisht për këtë, kuadri mësimor është me rëndësi kyçe për përmirësimin e integrimit ndëretnik tek të rinjtë. E inkurajoj çdo arsimtarë që të merr pjesë në projekte dhe seminare të llojit të këtillë. Puna jonë, investimi ynë është shumë me rëndësi për të ardhmen e shoqërisë. Të rinjtë janë e ardhmja e shoqërisë – e ardhme në shoqërinë multikulturore dhe multietnike , shoqëri ku respektohen dallimet.
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.