Mësimdhënësit iu përshtatën mënyrës së re të punës në distancë dhe vazhduan t’i mbështesin nxënësit në organizimin e iniciativave dhe aktiviteteve për ndryshime pozitive në bashkësinë. Simona Petkovska Ilievska është njëra prej tyre. Si mësimdhënëse e Arsimit Qytetar në SHF “Vllado Tasevski” në Shkup, ajo tashmë dy vite me radhë i nxitë nxënësit e saj që t’i realizojnë idetë e tyre në mënyrë të mëvetësishme.
Lexoni intervistën me të dhe mësoni më shumë për përvojën e saj me mirëmbajtjen e motivimit të nxënësve dhe organizimin e orëve dhe aktiviteteve bashkëvepruese dhe inovative në distancë.

Simona Petkovska Ilievska, mësimdhënëse e Arsimit Qytetar
1) Për të dytin vit me radhë i mbështetni nxënësit tuaj në zbatimin e iniciativave të nxënësve. Vitin e kaluar me prani fizike, e sivjet në distancë. Çfarë aktivitete realizoni dhe çfarë përvoje keni – si të motivohen të rinjtë për pjesëmarrje në aktivitete për zbatim pozitiv në bashkësinë?
Në mënyrë që të përvetësojnë kompetenca të mirëfillta qytetare me rëndësi të veçantë është ajo se nxënësit tashmë dy vite organizojnë ditë të hapur për arsim qytetar. Është e kuptueshme që për shkak të gjendjes me pandeminë ekziston një dozë e apatisë te nxënësit, por gjithmonë ekzistojnë përjashtime. Një grup i njerëzve të rinj filluan iniciativë me të cilën i nxitën moshatarët e tyre për aktivizëm. Nxënësit realizuan projekt në mënyrë tërësisht të mëvetësishme, nën mentorimin tim dhe me ndihmë vullnetare të disa ekspertëve të fushave të ndryshme (Lluka Bllazhev – disenjator grafik nga IRL Maqedoni, prof. dr. Liljana Ignjatova – eksperte për parandalimin e drogave, Kristina Mihajllovska, nga organizata Hera, inspektorë nga MPB-ja).
D.A.T.A. (Drugs and Аlcohol Тeenage Аddictions) Awareness Сampaign është projekt i 11 nxënësve të cilët treguan vetëdije të lartë për aktivizëm të nxënësve në temën konsumimi i alkoolit, drogave dhe ilaçeve te popullata e re, si dhe parandalimi dhe edukimi në këtë fushë. Pjesëmarrjen rinore e treguan me atë që filluan fushatë në Fejsbuk dhe Instagram, ku me krijimin e postimeve ndikojnë te të rinjtë dhe shpërndajnë njohuri relevante në temën varshmëri. Ata me këtë projekt vendosën të marrin pjesë në konkursin e Pompidou Group of the Council of Europe për aktivizëm rinor në temën varshmëri. Para do kohë morën përgjigje se aplikacioni është pranuar dhe se ata janë një nga 53 aplikantët nga 28 vende të ndryshme të Evropës të cilët do të luftojnë për këtë çmim prestigjioz evropian. Sido që të jetë epilogu, ata janë krenar me veten dhe atë që e kanë bërë në fushën e përfaqësimit rinor në temën varshmëri.
2) Sipas jush, cilat janë kompetencat më të rëndësishme që duhet të zhvillohen te nxënësit gjatë arsimit fillor? Si i merrni parasysh gjatë planifikimit të orëve nga Arsimi qytetar dhe aktivitetet jashtëshkollore?
Kompetencat kanë të bëjnë me atë që një nxënës e ka mësuar dhe kuptuar, aftësinë e tij për të përdorur këtë dituri dhe ta zbatojë në mënyrë të përgjegjshme. Arsimi fillor duhet t’i përgatisë fëmijët për të gjitha proceset dinamike globale me të cilat përballemi të gjithë. Qëllimi i arsimit qytetar është që të formojë qytetarë aktiv, të cilët do të ndikojnë në proceset në shoqëri. Gjithmonë i motivoj të jenë njerëz me mendim të lirë të cilët do të jenë kreatorë të padrejtësive në shoqëri dhe luftëtarë për të drejtat e tyre dhe të tjerëve. Ky është një arsim bashkëkohor i shekullit 21. Gjithmonë përpiqem të kuptojnë se për këtë nuk nevojitet vetëm t’i dinë të drejtat e tyre, institucionet shtetërore dhe konceptet politike, por gjithë këtë duhet ta praktikojnë duke u përfshirë në aktivitete të shkollës, bashkësisë dhe duke vepruar më tutje në shoqërinë.
Gjatë planifikimit gjithmonë i udhëzoj t’i perceptojnë proceset në tërësi. Me këtë ata aftësohen të mendojnë në mënyrë kritike për të gjitha çështjet globale si: të drejtat e njeriut, formimi i qëndrimeve, raporti ndaj mediave, formimi i vlerave dhe respektimi i diversiteteve.
3) Pandemia me virusin Kovid-19 imponoi nevojën e zbatimit të procesit arsimor përmes nxënies në distancë. Kjo i përfshin edhe aktivitetet jashtëshkollore dhe iniciativat e nxënësve. Si arritët t’i përshtateni situatës dhe të vazhdoni me mbajtjen e mësimit të rregullt, por edhe aktivitete plotësuese me nxënësit Tuaj përmes Platformës Kombëtare për Mësim në Distancë?
Pandemia i tregoi sfidat që janë para nesh. Në fillim të gjithë ishim të frikësuar se si do të rrjedhë gjithë procesi. Sido që të tingëllojë, konsideroj se pandemia shkaktoi një lloj katarsisi te të gjithë ne dhe na nxiti si mësimdhënës t’i përsosim shkathtësitë dhe kapacitetet tona informatike. Autoritetet arsimore duhet të punojnë edhe më shumë në avancimin e vazhdueshëm të këtyre shkathtësive te profesorët, që para pandemisë nuk mund t’i vërenim. Sistemi modern arsimor dhe investimet serioze në arsimin janë të domosdoshme. Ardhmëria që e dëshiroj është proces bashkëkohor arsimor, imun ndaj të gjitha sfidave të ardhshme. Gjithsesi këtu është me rëndësi të veçantë edhe fakti se ne mësimdhënësit hymë në këtë hapësirë interneti që natyrisht u është më e afërt nxënëse, por obligimi ynë është që t’i edukojmë për rreziqet që ekzistojnë në atë hapësirë. Mësimdhënësi luan rol kyç në motivimin, dhe këtë duhet ta bëjë me dozë të madhe të ndjeshmërisë, dhënie të mbështetjes dhe vëmendje të veçantë t’i kushtojë shëndetit të tyre mental dhe emocioneve.
Platforma Eduino për përmbajtje digjitale gjithashtu ndihmoi për afrimin e përmbajtjeve mësimore veçanërisht për grupet më të rrezikuara dhe atyre që nuk kishin qasje deri te teknologjia kompjuterike. Me kënaqësi të madhe regjistrova 4 përmbajtje mësimore nga lënda e arsimit qytetar për klasën 8 dhe 9.
4) Çfarë orë në distancë konsideroni se janë interesante dhe të dobishme për nxënësit? Çfarë do të porositni mësimdhënësit tjerë të Arsimit qytetar lidhur me mirëmbajtjen e motivimit dhe organizimin e orëve bashkëvepruese në distancë?
Kjo është ndoshta sfida më e madhe për mësimdhënësit. Ora nuk duhet të jetë prezantim i të dhënave që duhet të mbahen mend. I inkurajoj të gjithë mësimdhënësit të dalin nga modeli klasik “mejnstrim” i ligjërimit. Fëmijët do të jenë tepër të kënaqur nëse në orën për të drejtat e fëmijëve e dëgjojnë fjalimin e Malalas gjatë marrjes së Çmimit Nobël.Përgjithmonë do të mbajnë mend pse është aq e rëndësishme e drejta e arsimit. Inovacioni qëndron te të gjithë ne, vetëm pak nevojitet që ta nxjerrin në sipërfaqe dhe të mos kemi paragjykime. Ora e arsimit qytetar nuk duhet të jetë stres për nxënësit por kënaqësi e vërtetë.
5) Është e njohur se sjellja demokratike nuk mjafton që të mësohet nga libri por është e domosdoshme të praktikohet për çdo ditë. Si praktikohet, sipas jush, demokracia në klasë dhe në kuadër të gjithë shkollës?
Sjellja demokratike duhet të jetë imperativ i secilit mësimdhënës. Nxënësit gjithmonë do t’ju mbajnë mend sipas asaj se në çfarë mënyre u jeni drejtuar dhe si i keni përgatitur për jetën. Për të mbjellë vlera të mirëfillta te nxënësit Ju duhet të jeni në nivelin më të lartë të kuptimit të vlerave etike, të cilat janë universale. Mësimdhënësi duhet të sillet me dashuri, kujdes, mirëkuptim dhe shumë ndjeshmëri të pafund ndaj të gjithë nxënësve të tyre. Ata e ndjejnë këtë dhe kështu do t’jua kthejnë. Vetëm në këtë mënyrë, klasa Juaj, për momentin virtuale, do të jetë vendi i nivelit më të lartë të demokracisë dhe filantropisë.