Intervistë me Dragan Jankov dhe Bedri Gjyreci, drejtorë të shkollave në Strumicë dhe Saraj

1055
Jo rrallë thuhet se edukimi i fëmijëve në kuadër të sistemit arsimor është lënë pas dore. Edhe pse shumë prej shkollave fokusohen në arsimimin e nxënësve, megjithatë, është e pakontestueshme se i gjithë procesi arsimor ndikon në formimin e të rinjve dhe qëndrimeve të tyre.
Lexojeni intervistën me Dragan Jankov, drejtor i SHMK “Nikolla Karev” nga Strumica dhe Bedri Gjyreci, drejtor i SHF “Saraji” nga Saraji dhe mësoni se si këto dy shkolla në mënyrë partnere bashkëpunojnë që t’i mësojnë të rinjtë për bashkëjetesën.


Dragan Jankov, drejtor i SHMK “Nikolla Karev” nga Strumica dhe Bedri Gjyreci, drejtor i SHF “Saraji” nga Saraji

Si drejtues i shkollës, drejtori e ka rolin kryesor në krijimin e ndryshimeve në shkollë. Që të realizohen me sukses këto ndryshime është e rëndësishme që drejtori të jetë shembull si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit. Si u njoftuat ju? Nga rrodhi nisma për partneritet midis dy shkollave tuaja?

Si drejtor i SHMK “Nikolla Karev” shkollë e mesme e specializuar që është një shembull i një shkolle me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike gjithmonë jam për të punuar së bashku me pjesëtarë të kulturave të ndryshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, dhe ajo qëndron në komunikimin ndërkulturor që na mëson se si t’i tejkalojmë barrierat e kulturave të ndryshme duke i mësuar dallimet, duke i shmangur paragjykimet dhe stereotipat dhe pranimin e çdo kulture ashtu siç është. Me drejtorin e shkollës së Sarajit u takuam në trajnimin e drejtorëve, dhe deri në këtë ditë jemi miq shumë të mirë.

BGJ: Me drejtorin e SHM “Nikolla Karev” nga Strumica jemi takuar kur ishim në trajnimin për drejtorë para katër viteve. Kemi biseduar me njëri-tjetrin, jemi shoqëruar, por edhe krijuam bashkëpunim profesional. Deri tek iniciativa për partneritet midis shkollave tona erdhi si rrjedhojë e ftesës së Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim që të marrim pjesë në projekt përmes lidhjes së partneritetit me një shkollë tjetër, ku mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër mësimore. Që të punojmë në përmirësimin e integrimit ndëretnik, kemi bërë partneritet me SHM “Nikolla Karev” – Strumicë.


Nxënësit nga Strumica dhe Saraj pjesmarrjën në punëtori të përbashkët

Saraji dhe Strumica ndodhen në dy pjesë të ndryshme të shtetit. Si arritët të mundësoni kontakt midis nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave tuaja? Çfarë nënkupton partneriteti dhe nëse ka rezultat prej aktiviteteve?

Si shkollë me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike marrim pjesë në shumë projekte për integrimin ndëretnik. Partneriteti me Sarajin është një përvojë e shkëlqyer për nxënësit dhe mësimdhënësit. Vitin e kaluar ishim pjesë e projektit të mbështetur nga Komuna e Strumicës dhe aktivitetet u zhvilluan në Strumicë. Bëhet fjalë për vizatime në kishë – xhami, lojëra sportive pa kufij dhe e gjithë kjo u përmbyll me shëqorim të përbashkët – drekë. Këtë vit ne ishim mysafir në Saraj njëjtë përmes projektit për integrim ndëretnik. Përvoja është e papërshkrueshme, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit shoqërohen, mësojnë për kulturat e tyre dhe i tejkalojnë barrierat në komunikim duke i pranuar dallimet.

BGJ: Meqë unë dhe zoti Jankov njihemi prej më parë dhe kishim marrëdhënie miqësore ishte e lehtë të realizohet kontakt dhe bashkëpunim me të. Sipas meje, vetë fjala partneritet nënkupton ndërmarrjen e aktiviteteve bashkërisht nga disa subjekte për realizimin e qëllimit konkret – vetëm kështu mund të arrihet suksesi i dëshiruar. Deri më tani, me sukses i kemi realizuar të gjitha aktivitetet e përbashkëta dhe kemi arritur rezultate shumë të mira.


Lojëra të përbashkëta sportive në Saraj

Që të ruhet kjo nismë, midis tjerash, nevojiten edhe mjete financiare. Si mendoni ta vazhdoni partneritetin në afat të gjatë?

Gjithmonë do të mbështesim projekte dhe aktivitete të tilla të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë komunikimin midis kulturave të ndryshme pasi kjo është kyçe në procesin arsimor dhe do t’i përgatisë nxënësit të jenë tolerantë në raport me kulturat e ndryshme që nga mosha më e hershme dhe do t’i mësojnë të vazhdojnë në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

BGJ: Që të mundet të ruhet partneriteti në mënyrë cilësore nevojiten më tepër mjete. Duhet të gjejmë mënyrë pasi qëllimi i aktiviteteve të tilla është shumë i rëndësishëm edhe për nxënësit tanë edhe për të rinjtë në shtet.


Nxënësit nga vizitë e përbashkët në Kanjonin e Matkës

Çfarë ju motivon në punën tuaj? Çfarë do t’i porosisnit drejtorët e tjerë?

Ajo që më së shumti më motivon, janë nxënësit dhe mësimdhënësit e kënaqur, të lumtur dhe të suksesshëm. Përfshirja në projektet më të ndryshme gjatë mësimit dhe jashtë mësimit janë kryesore për përmirësimin e kompetencave më të ndryshme si të mësimdhënësve ashtu edhe të shërbimeve profesionale, ndërsa pa zhvillimin profesional dhe mësimin e përjetshëm në kohët e sotme të ndryshimeve të vazhdueshme është vështirë të arrihet sukses ose çfarëdo progresi.

BGJ: Në punën time më motivon suksesi i arritur deri më tani, kënaqësia e nxënësve dhe prindërve e cila është shumë e rëndësishme për mua dhe shpresoj se kështu mbase edhe më mirë do të vazhdoj edhe më tej.