Intervistë me Branko Aleksovskin, këshilltar në QAPT: Është shumë e rëndësishme të shohim multietnicitetin si një përparësi

917
Gjatë periudhës së kaluar, me nismën e Qytetit të Shkupit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve kryesore arsimore, katër shkolla profesionale nga Shkupi u përfshinë në këtë iniciativë pilote për zbatimin e orëve të përbashkëta me nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme. Realizimi i orëve të përbashkëta në SHMEQSH “Arseni Jovkov”, shkollën e mesme “Boro Petrushevski”, SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” dhe SHMQSH “Zdravko Cvetkovski”, u mbështet nga projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe QMEQ, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup.
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019 u realizuan më shumë se 700 orë të përbashkëta që u mundësoi rreth 450 nxënësve të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore të realiztojnë interaksion, të mësojnë së bashku dhe t’i zhvillojnë njohuritë e tyre. Lexoni intervistën me Branko Aleksovskin, këshilltar në Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe mësoni më shumë për këtë nismë.


Branko Aleksovski, këshilltar në Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe mësoni më shumë për këtë nismë

Nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore rrallë kanë mundësi për kontakt të ndërsjellë në shkollë, për shkak se nuk ekziston integrim i plotë i të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike. Si përgjigje ndaj kësaj sfide Qyteti i Shkupit inicoi pilot program për mbajtjen e orëve të përbashkëta me nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, ndërsa këshilltarët e Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim rregullisht e ndoqën realizimin e orëve. Cilat janë qëndrimet tuaja lidhur me këtë nismë?

Thelbi i një shoqërie është të ndërtojë një sistem në të cilin të gjithë do të jenë me të vërtetë të barabartë. Duke qenë se ne jetojmë në një shoqëri me qytetarë me prejardhje të ndryshme etnike, është shumë e rëndësishme të shohim multietnicitetin si një përparësi dhe të ndërtojmë një sistem të tillë në të cilin të gjithë do të ndjehen të barabartë dhe me mundësi të barabarta. Kur flasim për ndërtimin e një sistemi, mendoj se me këto aktivitete bëjmë gjënë e duhur, sepse mbulohet kategoria më e ndjeshme, dhe këta janë të rinj, adoleshentë që formohen si individë

Meqenëse ndërtimi i sistemit është një proces që nuk mund të përfundojë brenda natës dhe praktika tregon se me projektet më të mira është e vështirë të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve të arritura për një periudhë më të gjatë, mendoj se duke zgjedhur rininë ne kemi zgjedhur mënyrën më efektive dhe më efikase për të siguruar qëndrueshmëri . Nëse përmes aktiviteteve të rinjtë ndryshojnë matricën e të menduarit dhe kuptojnë se diversiteti është një pasuri për një shoqëri, mendoj se do të kemi sukses në misionin tonë.

E përshëndes këtë iniciativë të Qytetit të Shkupit dhe të të gjithë atyre që e mbështesin këtë proces – Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, OSBE dhe partnerët e tjerë. Një zgjedhje e mirë është bërë në lidhje me shkollat, këto janë shkolla ku zhvillohet mësim dygjuhësore. Diçka që më impresionon me atë që unë kisha mundësi për të parë gjatë vizitave në shkollë dhe bashkëpunimit me mësuesit është vetëdija që mbizotëron tek mësuesit se ata po bëjnë një punë historike dhe të rëndësishme për shoqërinë dhe që ata përpiqen ta përfundojnë atë profesionalisht.

Nga ana tjetër, kisha mundësinë të shihja atmosferën në shkolla. Kur shkova në klasa, menjëherë mund të vëreja atmosferën pozitive, sjelljen pozitive dhe bashkëpunimin midis nxënësve dhe mësuesve. Kjo do të thotë se aktivitetet janë realizuar në mënyrë rutinore dhe të vazhdueshme, jo për shkak të pranisë sime në klasa. Fakt është se kjo që po bëjmë nuk është e mjaftueshme dhe ne duhet të vazhdojmë më tej me aktivitetet tona, me tendencën për të përfshirë shkolla të reja çdo vit dhe një numër më të madh nxënësish dhe mësimdhënësish.


Trajnim i mësimdhënësve për realizimin e orëve të përbashkëta me nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore

Në nismë u përfshinë më shumë palë të involvuara – drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit por edhe prindërit. Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi midis tyre që me sukses të realizohen orët?

Menaxhmenti në shkollë duhet të jetë i vetëdijshëm se orët me paralele të përziera nënkuptojnë edhe modifikime të caktuara në pjesën teknike – klasa përkatëse pasi gjatë grupimit vjen drejt numrit të rritur të nxënësve në paralele, përgatitjen e pajisjes teknike, materialeve mësimore dhe ngjashëm. Për shembull, në pjesën më të madhe të orëve përdoren nga dy projektorë LCD dhe dy kompjuterë në të njëjtën kohë, që të mundet prezentimet t’i kutpojnë të gjithë nxënësit. Materialet të cila u jepen nxënësve gjithashtu duhet të përgatiten në dy gjuhët. Ka mjaft parakushte që duhet plotësuar. Nëse menaxhmenti nuk i kupton nevojat e paraleleve të tilla, mund të vijë drejt demotivimit të mësimdhënësve dhe e njëjta të reflektohet ndaj cilësisë së mësimit.

Me prindërit si faktor “i jashtëm” unë nuk kam pasur mundësi të takohem, megjithatë disa herë më është theksuar se zbatimi i këtyre aktiviteteve më së miri funksionon nëse para se të fillojmë me aktivitetet, prindërit informohen për atë se si zhvillohet më saktë procesi dhe nëse e japin mbështetjen e tyre. Prindërit ndonjëherë marrin edhe informacione, të pasakta, për shembull, mendojnë se u imponohet fëmijëve të mësojnë në një gjuhë tjetër të cilën nuk e njohin. Por, kjo nuk është ashtu dhe duhet t’u sqarohet të gjithë nxënësve se kanë mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre tërësisht ta ndjekin mësimin në gjuhën amtare, me atë që në grupe të kombinuara, kanë mundësi të mësojnë ndonjë fjaë të re në gjuhë tjetër dhe të komunikojnë me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike.

Në procesin edukativo-arsimor, nxënësi është në qendër të vëmendjes, por në zbatimin e këtyre aktiviteteve mësimdhënësi i koordinon të gjitha aktivitetet dhe është në qendër të ngjarjeve. Gjatë vizitave e pashtë se mësimdhënësit janë të përgatitur mirë që do të thotë se gjithmonë para orës kanë plan të përpunuar për punë dhe materiale të përgatitura në dy gjuhë. Më e rëndësishmja, meqë bëhet fjalë për dy realizues të mësimit njëherësh, koordinimi i tyre ishte në nivel shumë të lartë – nuk ekzistonte dominimi i “njërit” apo “mësimdhënësit tjetër”. Kjo është e rëndësishme që mësimdhënësit ta ruajnë integritetin e tyre profesional, ndërsa nga ana tjetër të munden edhe orën ta realizojnë në mënyrë cilësore.

Rregulli kryesor është çdo mësimdhënës të jetë plotësisht i sigurt se beson në këtë dhe se me të vërtetë dëshiron ta bëjë këtë. Nëse mësimdhënësi ka rezerva ose lufton vetvetiu nëse këtë e bën me zemër dhe është në kontekst të përgjegjësisë shoqërore ose vetëm për të marrë pagën, atëherë është mirë të tërhiqet nga procesi. Tani për tani, përshtypjet e mia janë se nuk ekzistojnë mësimdhënës të tillë, që do të thotë se përzgjedhja është bërë siç duhet.

Kjo është e rëndësishme edhe për atë që autoriteti i mësimdhënësit reflektohet ndaj atmosferës së përgjithshme në orë. Gjatë përpunimit të të dhënave prej anketave të nxënësve, dikush nga nxënësit ka shkruar se ka pranuar të marrë pjesë këtu vetëm për arsye se shumë e vlerëson profesoreshën. Që këtu shohim se sa është i rëndësishëm mësimdhënësi në zbatimin e orëve të tilla.

Është me rëndësi të potencohet se puna në paralele të përziera nuk guxon të reflektohet negativisht ndaj arritjes së qëllimeve apo rezultateve prej mësimit. Kjo do të thotë se aftësia e mësimdhënësve shihet mu në atë që ata duhet t’i udhëheqin nxënësit drejt arritjes së qëllimeve por përmes aktiviteteve në grupe të përbashkëta.


Bashkëveprimi midis nxënësve që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore përmirëson integrimin ndëretnik mes të rinjve

Mbi 90% e nxënësve të cilët u anketuan thonë se kanë lidhur miqësi të reja të cilët mësojnë në një gjuhë tjetër mësimore, ndërsa mbi 80% do të dëshironin edhe gjatë vitit të ardhshëm të kenë orë të përbashkëta me nxënës të cilët mësojnë në një gjuihë tjetër mësimore. Si përvoja pozitive i theksojnë mundësinë që të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën e “të tjerëve”, bashkëpunimin me nxënësit e kombësive të tjera, si edhe shoqërimin dhe pranimin e ndërsjellë. Cili është roli i komunave që të mund të vazhdojnë nismat e tilla edhe në të ardhmen?

Nuk mund të keqë qëndrueshmëri afatgjate nëse ne punojmë vetëm me projekte. Praktika tregon se me përfundimin e projekteve, aktivitetet punojnë edhe disa vite, por me uljen graduale ndërsa në fund edhe shuarjen. Prandaj, duhet të ekzistojë institucionalizim të procesit. Kjo aspak nuk është e thjeshtë, por praktikat e mira si kjo mund të luajnë rol kyç në këtë pjesë, pasi ne gjithmonë shohim të mos kemi dëshmi praktika se diçka funksionon.

Mendoj se komunat do të jenë faktor kryesor në institucionalizimin e procesit, nëse në politikat e tyre promovojnë vlera të tilla dhe nëse shihet se në këtë mënyrë fëmijët shoqërohen më shumë dhe kjo është dëshmuar përmes të dhënave statistikopre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerësoj se nuk do të jetë aspak pengesë, pasi tashmë ka formuar Grup pune për integrimin ndëretnik në arsim, ndërsa për momentin në vijim është edhe përgatitja e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sinqerisht shpresoj se për 10 apo më shumë vjet këto aktivitete do të jenë të dukshme, do të jetojmë dhe punojmë me njëri-tjetrin pa paragjykime dhe stereotipa, por që të vihet drejt kësaj definitivisht duhet angazhim i madh dhe punë sistematike. I përgëzoj profesorët të cilët japin energji të madhe që t’i realizojnë këto aktivitete. Vlerësoj se duhet të gjenden mënyra që profesorët të motivohen të vazhdojhnë me këtë proces dhe të njëjtën ta bëjnë me përkushtim dhe në mënyrë më cilësore.