Drejtimet profesionale të njohura si zanate ofrojnë mundësi të shkëlqyera për punësim dhe zhvillim në karrierë. Megjithatë është evidente nevoja e zhvillimit të arsimit profesional në vend. Projekti Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut (Е4Е@мк) punon në këtë sferë dhe ka për qëllim më shumë qytetarë, para së gjithash të rinjtë, të fitojnë punësim më dinjitoz falë arsimit dhe trajnimit të përmirësuar profesional.
Lexojeni intervistën me Boris Trimçev, përfaqësues i Projektit Arsimim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (Е4Е@мк) dhe mësoni më shumë.
Boris Trimçev, përfaqësues i Projektit Arsimim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (Е4Е@мк)
Jo rrallë konsiderohet se sistemi arsimor nuk përkon me nevojat reale të tregut të punës, reformat në arsimin profesional ishin një prej temave aktuale në opinion gjatë periudhës së kaluar ndërsa pikërisht kjo sferë punon edhe në Projektin Arsimim për Punësim në Maqedoninë e Veriut. (Е4Е@мк). Cilat janë sfidat në tejkalimin e së cilave punon Projekti dhe me çfarë intervenimesh?
Është fakt se ekziston mosharmonizim në ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore në tregun e punës në shtet. Nga informacionet të cilat kanë arritur prej Odës Ekonomike të Maqedonisë se kompanitë kanë problem gjatë gjetjes së kuadrit profesional të përshtatshëm për t’i plotësuar vendet e punës u pa se kompanitë ballafaqohen me probleme edhe nga aspekti i cilësisë edhe në kuantitetin e fuqisë punëtore.
Duke e pasur parasysh se produktiviteti i ekonomisë është i rëndësishëm për konkurrencën e saj, vlerësuam se produktiviteti do të përmirësohet nëse përmirësohen njohuritë dhe kualifikimet e personave përmes arsimit profesional formal dhe joformal. Gjithashtu, duke i pasur parasysh të gjitha këto kërkesa nga ana e sektorit privat. Projekti i rrjetëzon kompanitë me ofertën e fuqisë punëtore, gjegjësisht me personat të cilët dalin prej sistemit formal dhe joformal të arsimit. Që të mundet më lehtë të plotësohet ky hendek midis ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore, Projekti punon me disa intervenime – një pjesë në arsimin formal dhe një pjesë në atë joformal.
Struktura e Projektit është mjaft interesante pasi në projekt janë përfshirë tre partnerë – Organizata zhvillimore e Zvicrës Helvetas, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut që është partnere strategjike në projekt. Jemi duke mbledhë përvoja ndërkombëtare të marra nga Zvicra, jemi duke punuar me QMEQ e cila ka ekspertizë në fushën e arsimit, ndërsa oda është e rëndësishme që të merren parasysh edhe kushtet reale në terren që të mund të funksionojnë të gjitha këto ndryshime dhe intervenime në vepër. Bashkëpunimi intensiv midis të gjitha palëve me sektorin privat është i rëndësishëm. Oda mund t’i bashkojë bizneset dhe të lobojë për ndryshime të volitshme në rregullativat ligjore në institucionet shtetërore.
Ditë e hapur mes punëdhënësve dhe nxënësve
Tek të rinjtë ekziston vetëdije e ulët për përfitimet e përfundimit të arsimit profesional të mesëm ndërsa sfidë plotësuese janë edhe perceptimet negative ekzistuese për arsimin e mesëm profesional. Si mund të tejkalohet ky problem?
Stereotipa ekzistojnë. Megjithatë, me përfshirjen më të madhe të sektorit privat dhe institucioneve shtetërore të cilat punojnë në sferën e arsimit profesional të mesëm, mund të stimulohet tërheqja e personave që të regjistrohen në drejtimet profesionale të arsimit të mesëm. Si mund ta arrijmë këtë? Para së gjithash, me informimin e targetuar të prindërve dhe të vetë nxënësve. Gjatë periudhës së kaluar filluam me realizimin e fushatës informative për promovimin e arsimit profesional dhe zanateve që ka për qëllim t’i ulë stereotipat për disa profesione të caktuara të cilat janë më të kërkuarat në tregun e punës, si për shembull kuzhinier, saldues, floktar, furrtar dhe të tjera. Fushata mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, USAID Maqedonia e Veriut, UNDP, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlerësoj se duhet pasur promovim më të madh të kompanive që të munden të rinjtë t’i shohin kushtet reale të punës, veçanërisht në ato industri me vlerë të lartë të shtuar, ndërsa për fat në shtet kemi të tillë. Puna në to është afërsisht e avancuar në aspektin teknologjik dhe teknik dhe kështu komponenti intensiv i punës në treg është gjithnjë e më i madh dhe gjithnjë e më pak do të duhet që të punohet në këto industri.
Gjindu me profesionale – kampanja e re për promovimin e arsimit profesional
Sistemi zviceran për arsim profesional dhe trajnim është një nga më të suksesshmit në botë. Si mundet që përvoja e këtij sistemi të aplikohet këtu?
Duke e pasur parasysh se ekonomia e Maqedonisë dhe e Zvicrës janë të ndryshme në raport me një numër të madh parametrash ndërsa sektori privat është kyç për realizimin cilësor të programeve të arsimit të mesëm profesional, nuk mundet sistemi “të kopjohet” në tërësi.
Megjithatë, duhet të shfrytëzohen praktikat e mira të modelit zviceran dhe të përshtaten me kushtet e Maqedonisë. Një hap i madh mund të bëhet me investitorët e huaj të cilët vijnë prej vendeve në të cilat tashmë praktikohet ky model i arsimimit. Përvojat e tyre do të jenë të mirëseardhura që të mund të bëhen ndryshimet e nevojshme. Bëhet fjalë për hapa të guximshëm për shtetin që të qasen drejt arsimit të orientuar profesional në treg.
Trajnim për floktarët
Një prej instrumenteve të Projektit është edhe i a.q. “fondi i mundësive”. Cili është qëllimi i fondit dhe si funksionon? A ka interesim tek kompanitë që të aplikojnë për një lloj të tillë të mbështetjes?
Fondi për mundësi është intervenim mjaft i ri të cilin e vendosëm në konsultim me sektorin privat dhe disa institucione shtetërore. Gjatë vitit i publikojmë katër thirrje përmes së cilave i definojmë aktivitetet të cilat dëshirojmë t’i mbështesim. Thirrja i përfshin të gjithë provajderët për trajnim, shkollat e mesme profesionale dhe kompanitë të cilat bëjnë trajnime. Ka jehonë të madhe prej sektorit privat. Gjatë vitit 2019 i kemi pasur katër thirrje për të cilat i kemi mbi 45 aplikacione.
Qëllimi i fondit është t’u ndihmohet kompanive në mënyrë më të shpejtë të sigurojnë kuadër pune cilësor i cili është i përshtatur ndaj nevojave të tyre. Ajo që mund të vërehet është se sektori privat dukshëm investon në këtë partneritet dhe mjetet të cilat ndahen nga projekti janë të vogla në krahasim me investimet që i bën vetë kompania.
Në të ardhmen dëshirojmë të shohim model ku një provajder trajnimi ose shkollë e mesme profesionale do të bashkëpunojë me disa kompani, me qëllim që të ulen shpenzimet për personin e trajnuar. Në vitin 2020 do të vazhdojmë me këtë masë, por me përfshirjen më të madhe të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me qëllim që të mund të kemi ndjekje më të madhe të efikasitetit të procesit.
Trajnim për nxënësit
Çfarë rezultatesh ka prej intervenimeve përmes fondit për mundësi? A ka shembuj të suksesshëm?
Kemi disa shembuj të suksesshëm. Do të veçoja një kompani që dëshironte t’i dalë në ndihmë bashkësisë lokale dhe, me metoda të posaçme, sensibilizonte popullatën lokale, me një fokus të veçantë në grupet e margjinalizuara dhe një komponent të fortë të përfshirjes sociale. Bëhet fjalë për zona rurale dhe më pak të arritshme, ku gratë zakonisht nuk punojnë fare.
Edhe pse fillimisht nuk kishte asnjë interes nga popullata lokale për të marrë pjesë në trajnime, përmes ndërhyrjeve të partnerit tonë, ekipi i kompanisë organizoi ngjarje të informimit publik për popullatën lokale. Vetë punonjësit shkonin dhe tregonin për përvojën e tyre personale në kompani. Kjo në të vërtetë tregoi punën në kompani dhe informoi popullatën për atë se në cilat kushte mund të punojnë. Falë ekipit drejtues shumë të motivuar, vetë modulet e trajnimit janë përshtatur për të qenë në përputhje me nevojat specifike të popullatës.
Ishte proces i gjatë, por ka rezultate të dukshme. Në fund, kompania arriti të gjenerojë jehonë të madhe prej popullatës lokale – mbi 40 gra me sukses i kaluan trajnimet, ndërsa më pas u punësuan në kompani. Në kompani janë gjithsej 500 persona, prej të cilëve mbi 40 janë të punësuar si rezultat i intervenimeve në projekt. Këtë shembull dëshirojmë ta replikojmë edhe në rajonet e tjera vitin e ardhshëm.