Për ta ndjekur mësimin dhe në mënyrë aktive të kyçen në procesin arsimor, nxënësit duhet të kenë kushte të përshtatshme dhe normale për mësim. Kushtet për mësim të nxënësve të shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid” në Komunën e Shuto Orizaritjanë përmirësuar pas rinovimit të shkollës, si rezultat i partneritetit midis Komunës së Shuto Orizarit dhe Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim dhe Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM).
Lexojeni intervistën me Alvin Salimovskin, drejtor i shkollës dhe mësoni më shumë detaje për investimet e bëra infrastrukturore dhe ndikimin e tyre mbi procesin e plotë arsimor.
Alvin Salimovski, drejtor i shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid”
Çfarë është punuar në shkollë dhe çfarë ndikimi ka rinovimi për nxënësit dhe personelin shkollor?
Unë punoj në këtë shkollë për 15 vjet jam mësues i gjuhës gjermane. Dhe kur më emëruan drejtor e dija se çfarë i duhet më së shumti kësaj shkolle për të përmirësuar kushtet. I ndërruam dyert e vjetra të cilat ishin të dëmtuara dhe kishin vrima të mëdha dhe arritëm t’i vendosim gjithsej 36 dyer të reja me cilësi të lartë për klasat dhe zyrat. Gjithashtu, korridoret në shkollë janë ngjyrosur dhe tërësisht janë rinovuar dy klasa. Në të dy klasat, ndërruam edhe dyshemenë e vjetër e cila ishte e shkatërruar, vendosëm dysheme të re dhe e lyem. Është bërë edhe kabinet për edukim të muzikës, ku nxënësit e talentuar do të kenë mundësi ta zhvillojnë talentin e tyre. E gjithë kjo është me rëndësi të madhe si për mësimdhënësit, por para së gjithash për nxënësit.
Me qëllim që mësimi të përcillet me koncentrim, nxënësve ju duhen kushte normale dhe adekuate. Për shembull, nëse një nxënësi kur të vijë në shkollë dhe kur të ulet në bankë i fryn nga çdo anë, nuk do të mund të fokusohet në atë që e flet mësuesi. Duhet nxënësve t’ju sigurojmë kushte normale që të munden pa pengesa të ndjekin mësimin pa menduar nëse do të qëndrojë me xhaketë në orë të mësimit. Prandaj me ndërrimin e dyerve dhe dritareve në klasa është nxehtë. Jemi duke punuar në termoizolimin e shkollës që të jetë sa më efikase në aspektin energjetik. Për këtë qëllim u rinovuan edhe fasada edhe çatia, me çka shkolla,përveç izolimit më të mirë, u bë edhe me pamje moderne.
Gjithsesi se kjo do të thotë shumë edhe për prindërit. Duke u nisur nga vetja – edhe unë kam djalë i cili mëson në klasë të dytë – është normale të pres që në shkollë të ketë kushte normale për mësim për të mundësuar vijimin e mësimit. Unë mundohem në çdo mënyrë t’ua mundësoj këtë nxënësve të shkollës tonë. Është e mirë ndjenja kur të bëhen ndryshime të dukshme në shkollë, dhe e gjithë kjo në interese të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Para dhe pas rinovimit
Çfarë do të thotë arsimimi për fëmijë në këtë komunë dhe në këtë shkollë?
Arsimimi, konkretisht në shkollën tonë dhe për prindërit në Komunën e Shuto Orizares është me rëndësi të madhe. E dimë se popullata rome për arsye të ndryshme nuk është e edukuar mjaftueshëm. Për fat të mirë, viteve të fundit tek prindërit është ngritur vetëdija dhe e kuptojnë procesin e arsimit të fëmijëve të tyre shumë më seriozisht dhe një numër i madh i tyre i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Ka nevojë të madhe për vizitën e rregullt të mësimit dhe duhet punuar shumë në këtë segment si një prej më të rëndësishmëve në procesina rsimor. Por, vlerësoj se jemi në rrugë të drejtë. Këtë e dëshmojnë edhe studentët e shumtë të diplomuar të bashkësisë etnike rome.
Para dhe pas rinovimit
Çfarë motivi u jep ky investim infrastrukturor për zhvillimin e programeve edukative në shkollë?
Përmirësimi i kushteve në shkollë me aktivitetet e lartëpërmendura për mia si drejtor janë me shumë vlerë dhe njëkohësisht motiv akoma më i madh që të punohet më shumë në shkollë. Gjithsesi se nuk ka përfunduar gjithçka. Me sukses i kemi përfunduar disa projekte prioritare, por tani planifikojmë edhe shumë punë për t’iu siguruar nxënësve kushte edhe më të mira për të ndjekur procesin arsimor. Në plan është lyerja e të gjitha klasave, rikonstruimi i hapësirës për parkim dhe i oborrit të shkollës, si dhe vendosja e tabelave smart në çdo klasë.
Synimi im shkolla “Vëllezërit Ramiz-Hamid” të jetë shkollë e shekullit 21; ta arrijmë këtë përmes buxhetit të shkollës, ndihmës së komunës por edhe investimeve të huaja dhe vendore ta realizojmë atë.
Para dhe pas rinovimit
Si drejtues i shkollës, e rëndësishme është drejtori t’u japë shembull dhe stimulim mësimdhënësve dhe nxënësve. Çfarë do t’i porosisnit?
Nëse dëshironi sukses, formula e vetme është përkushtimi, puna dhe bashkëpunimi ekipor.