Nga mesi i tetorit 2018, rreth njëzet filloristë nga “Zhivko Brajkovski” në Butel morën pjesë në seminarin “Mësimi i bazave të mikrobitit”. Nën mentorimin e mësimdhënësve të tyre, të rinjtë të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore i kanë mësuar së bashku bazat e programimit.
Në fillim të aktivitetit, mësueset u dhanë udhëzime nxënësve për përdorimin e komandave themelore të Mikrobit për krijimin e programeve komplekse, me qëllim që t’i kuptojnë proceset bazë të informatizimit si debagimi, pseudokodi dhe algoritme, por gjithashtu të mësojnë se si të ruajnë projektet e tyre dhe t’i ndajnë me të tjerët.
Pas dëgjimit të të gjitha udhëzimeve, nxënësit me padurim iu qasën funksionimit të komandave të tyre mikrobit. Detyra e tyre kryesore ishte krijimi i buzëqeshjeve (smajli) të lumtura dhe të trishtuara, duke përdorur programin e posaçëm Makecode, ndërsa hapi i fundit ishte transferimi i buzëqeshjes tek çipi Mikrobit.
Në fund të orës mësimore, disa nxënës u iu qasën tabelës interaktive kryesore për të treguar se si ata arritën ta përgatisin programin dhe ta transferojnë atë në çipin e tyre mikrobit.
Ky aktivitet është pjesë e seksionit të informatikës figurativ në kuadër të projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci (FFP). Qëllimi kryesor i projektit është ta rrisë integrimin ndëretnik në shoqëri duke e promovuar multikulturalizmin dhe duke i kyçur në mënyrë aktive nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike në aktivitete të ndryshme.