Forum teatri si vegël për zgjidhje më të mira për problemet e nxënësve

1606

“Si do ta zgjidhnit ju këtë situatë?” u pyetën mësimdhënësit derisa shikonin skenë teatrale e cila e shfaq një problem aktual me të cilin ballafaqohen nxënësit prej shkollave të tyre. Më pas, në vend të publikut, mësimdhënësit bëhen aktorë. Duke hyrë në skenë në rolin e nxënësve, ata jepnin ide të tyre dhe kontribut për zgjidhjen e problemit të dhënë.

E gjithë kjo ishte pjesë e trajnimit treditor për forum teatrin, i mbajtur prej më 25 – 28 shkurt 2018 në Shkup, në të cilin morën pjesë mësimdhënës prej 8 shkollave fillore në shtet. Përmes trajnimit, mësimdhënësit mësuan se si ta përdorin teatrin si vegël përmes së cilës do t’i stimulojnë nxënësit të mendojnë për zgjidhje konstruktive për problemet sociale me të cilat ballafaqohen, por edhe të ndërmarrin rol aktiv në zgjidhjen e së njëjtit.

Në periudhën e ardhshme, mësimdhënësit do t’i shfrytëzojnë aftësitë e fituara në punën me nxënësit, duke organizuar forum teatro me tema të cilat i prekin shkollën dhe bashkësinë e tyre. Nxënësit do të kenë mundësi publikisht t’i ndajnë mendimet e tyre, qëndrimet dhe idetë pasi që forum teatri është vegël i cili mundëson involvimin aktiv nga publiku.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve nuk është t’u ofrohet nxënësve zgjidhje e përkryer për problemet e dhëna. Përkundrazi, forum teatri mund të shihet si platformë që vetë nxënësit të propozojnë dhe të testojnë një numër të madh të zgjidhjeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, ata aftësohen të praktikojnë vlera demokratike – për ta shprehur mendimin e vet dhe ta respektojnë mendimin e tjetrit, në mënyrë të përbashkët të sjellin vendime dhe të ndërmarrin veprime për ndryshime pozitive në shoqëri.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.