Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim për herë të dytë me sukses e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Më 21 shtator, 2018, në Parkun e Qytetit në Shkup u mbajt ngjarje promovuese publike #YEIforPeaceDay, në të cilën morën pjesë mbi 100 nxënës dhe mësimdhënës prej të gjitha shkollave fillore nga komuna e Butelit – SHF “Aco Shopov”, SHF “Goce Dellçev”, SHF “Liman Kaba”, SHF “Panajot Ginovski”, SHF “Petar Zdravkovski Penko”, SHF “Shën Klimenti i Ohrit” dhe SHF “Zhivko Brajkovski”.
Gjatë ngjarjes, nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike së bashku kanë marrë pjesë në disa nisma kreative të qytetarëve. Në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, grafitet në Parkun e Qytetit me gjuhë të urrejtjes, grupi i parë i nxënësve i zëvendësoi me mesazhe për paqe në bashkëpunim me artistë kreativë të grafiteve.
Grupi i dytë i të rinjve i lokalizoi problemet ekologjike në park dhe jepte propozime për përmirësimin e dukjes dhe mundësitë të cilat i ofron parku. Përmes diskutimit të përbashkët, nxënësit përpiluan edhe letër për kryetarin e Qytetit të Shkupit në të cilën i theksuan të gjitha idetë.
Nxënësit e grupit të tretë, nga ana tjetër diskutuan për tema për integrimin ndëretnik të të rinjve prej bashkësive të ndryshme etnike dhe thurën mesazhe për paqen, të cilat më pas i shënuan në më shumë se 200 tullumbace me ngjyra të ndryshme.
Në fund të ngjarjes, nxënësit e tre gupeve së bashku mbajtën marsh paqeje. Mbi 200 tullumbace u lëshuan në qiell, secila me mesazh për paqe.
“Unë sot kalova një ditë të veçantë që asnjëherë nuk e kam kaluar më parë. Krijova dhe shumë shokë të rinj, shumë shoqe. Ishte gjithçka në mënyrë të mrekullueshme”, shtoi një pjesëmarrës.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.Ngjarja u mundësoi edhe kalimtarëve të rastit t’i shohin disa prej aktiviteteve zbatimi i së cilave në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni mbështetet nga projekti.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim (INRA), i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.