Fillojnë aktivitetet në kuadër të Qendrës për fuzion të ideve

420
Më 28 janar 2021, u mbajt një ngjarje promovuese onlajn për fillimin zyrtar të aktiviteteve në kuadër të Qendrës për fuzion të ideve, e mbështetur nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjëve në Arsim. Qendra është një grup joformal i të rinjve në të cilin nxënës me motivim të lartë, anëtarë të parlamenteve të nxënësve në shkolla, do të marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e ideve unike dhe ideve krijuese në distancë.

Gjatë ngjarjes, nxënësit e prezantuan qendrën. Ata theksuan se kjo do të mundësojë që të dëgjohet zëri i të rinjve dhe t’u japë atyre mundësinë për të bërë ndryshim real në shkollat dhe bashkësitë e tyre. Ata sqaruan më hollësisht se si do t’i zhvillonin dhe zbatonin idetë me mbështetjen e bashkënxënësve të tyre të klasës, mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës.

“Do të doja të inkurajoj miqtë e mi në atë mënyrë që do t’ua tregoj atyre mendimet e mia dhe do t’u jap shpresë. Pjesëmarrja në këtë projekt është e shkëlqyeshme për të gjithë sepse mund të shohim se çfarë mund të arrijmë”, shprehet një nxënëse e cila merr pjesë në qendrën.

Së bashku diskutuan edhe për idetë e tyre për ndryshime pozitive që ata tashmë kanë filluar t’i hartojnë. Rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, qasja më e madhe e informacioneve për përcaktimi profesional, zbukurimi i oborreve të shkollës, rregullimi i tyre me pajisje fitnesi, bibliotekë në natyrë, ndërtim të palestrave sportive dhe teatrove janë vetëm një pjesë e tyre.

Në ngjarjen mbajti fjalim edhe Don Karmin, drejtore e Zyrës për Zhvillim të USAID-it në Maqedoninë e Veriut. Ajo përshëndeti proaktivitetin dhe entuziazmin e të rinjve dhe i porositi, “Dua t’ju inkurajoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe me të vërtet të bëni prej saj gjithçka që konsideroni se mundet. Është shumë mirë që mund të kaloni kohë së bashku, të jemi krijues dhe të bisedoni për të gjitha idetë. Në fakt, dua t’ju porosis që të qëndroni pozitivë dhe të krijoni rrjetin tuaj të kontakteve. Gjejini ata që mund t’ju mbështesin dhe t’ju ndihmojnë edhe juve edhe ideve tuaja dhe jini të guximshëm në realizimin e atyre ideve”.

Në periudhën e ardhshme, nxënësit të cilët marrin pjesë në qendrën do të organizojnë më shumë takime mujore virtuale në të cilat do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë mes vete edhe pse janë nga lokacione të ndryshme të shtetit dhe të diskutojnë për ide krijuese dhe unike që do të donin t’i zbatonin në shkollat dhe bashkësitë e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.