Filloi Projekti i ri i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim

1276

“Të rinjtë sot janë liderë të së nesërmes!” është mesazhi i cili u dha para më shumë se 1000 mysafirëve të cilët morën pjesë në ngjarjen solemne me rastin e fillimit zyrtar të Projektit të USAID-it për Integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim.

Në ngjarjen e cila u mbajt nga fundi i nëntorit në Hotel Aleksandar Pallas në Shkup, morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore arsimore, nga komunat dhe shkollat nga Maqedonia si dhe një numër i madh i organizatave ndërkombëtare dhe qytetare.

Ngjarja filloi me performancë të korit me mbi 100 nxënës të përkatësive të ndryshme etnike prej disa shkollave të mesme. Nxënësit së bashku e kënduan këngën True Colors dhe më pas njëzëri dërguan mesazhin e fuqishëm – bukuria vjen në ngjyra dhe forma të ndryshme!

True colours are beautiful, like a rainbow

E inspiruar nga duartrokitjet e mëdha të cilat e mbushën sallën, dejtoresha ekzekutive e QMEQ, Loreta Georgieva, fjalimin përshëndetës ia dedikoi rëndësive të ndryshme të cilat i kanë ngjyrat dhe e potencoi bukurinë e llojllojshmërisë në shoqërinë tonë. Ajo i porositi të pranishmit: “Deshëm t’i shohim ngjyrat rreth nesh dhe se krahas ngjyrës të cilën mundemi së bashku ta zgjedhim pë shkollën, klasën, shtëpinë tonë, mundemi së bashku t’i zgjedhim mesazhet për të ardhmen të cilën do ta ndërtojnë të rinjtë si liderë të nesërm”.

Së bashku t’i zgjedhim mesazhet për të ardhmen të cilën do ta ndërtojnë të rinjtë si liderë të së nesërmes

Në vazhdim të ngjarjes, publikut iu drejtua Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, i cili foli për rëndësinë e edukimit të të rinjve në frymën e vlerave demokratike dhe kohezionit ndëretnik. Ai theksoi se “Bashkëjetesa stimulohet dhe mësohet që në vegjëli. Kështu krijohen gjenerata pa paragjykime, të rinj të cilët i dinë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, të cilët mendojnë në mënyrë kritike, mendojnë mënyrë pozitive, ndërmarrin aksione për ndryshimin e gjërave, në drejtim më të mirë”.

Bashkëjetesa stimulohet dhe mësohet që në vegjëli

Për rëndësinë e integrimit ndëretnik dhe vlerave civile foli Ambasadori i SHBA-së në RM, Xhes Bejli. “Shpresojmë se do t’i nxisim të rinjtë në Maqedoni të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe aktiv të cilët punojnë së bashku në krijimin e një të ardhme energjike dhe inkluzive për të gjithë”, theksoi ai.

E ardhme energjike, inkluzive dhe prosperuese për të gjithë

Drejtuesi i Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, Nebojsha Mojsoski, në fjalimin e tij i njoftoi të pranishmit me qëllimin e Projektit.

Ai theksoi se Projekti është nismë pesëvjeçare i cili do të zbatohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, institucionet arsimore kyçe, si dhe të gjitha komunat dhe shkollat në Maqedoni. Në vazhdim shtoi edhe se qëllimi kryesor i Projektit është përforcimi i kohezionit ndëretnik midis të rinjve dhe zhvillimi i sjelljeve demokratike dhe qytetare, shkollat të cilat tregojnë përkushtim dhe pjesëmarrje aktive në Projekt do të shpërblehen me mbështetje për rinovimin e shkollave përmes Komandës Evropiane të Armatës së SHBA-së.

T’i mësojmë të rinjtë të kujdesen për njër-tjetrin pavarësisht se cilës bashkësi etnike i takojnë

Në vazhdim të ngjarjes, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska foli për rëndësinë e bashkëpunimit midis të rinjve. “Nëse i mësojmë fëmijët tanë për rëndësinë e bashkëpunimit, duhet edhe vetë të jemi shembull për këtë bashkëpunim”, shtoi ajo.

Vetë të jemi shembull për bashkëpunim

Nga fundi i ngjarjes u promovua edhe aplikacioni celular arsimor të cilin e zhvilloi Projekti – EduMobMК.

Aplikacioni do t’u mundësojë shkollave dhe bashkësive të jenë në rrjedhë me lajmet më të reja nga sfera e arsimit.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet arsimore kyçe, komunat dhe shkollat, në aplikacion do të publikohen edhe njoftime për thirrje për dorëzimin e aplikacioneve për lloje të ndryshme të mbështetjes për shkollat dhe bashkësitë.

Shkarkoni aplikacionin këtu:

 https://goo.gl/t6KC2B (iOS)

https://goo.gl/9wPRjq (Android)

 

Në fund të ngjarjes, talenti i ri Trajçe Georgiev e performoi këngën We are the world, duke i inkurajuar të rinjtë të cilët ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, të synojnë ta realizojnë përmes bashkëpunimit të përbashkët.

Më shumë fotografi nga ngjarja mund të shikoni këtu.

Ky aktivitet është pjesë e projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.