Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) në bashkëpunim me Qendrën e Maqedonisë për Edukim Qytetarë (QMEQ) filloi me atkivitetet për zhvillimin e mësimit të edukimit qytetar në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë.
Për këtë qëllim, është formuar ekip profesional i cili do të punojë në konceptim për zhvillimin e mësimit të edukimit qytetar në arsimin fillor dhe të mesëm dhe do të japë udhëzime dhe mbështetje për grupet e punës në përpunimin e programeve mësimore.
Takimi i parë i ekipit profesional u mbajt më 30 nëntor 2017 në MASH, ku Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, e theksoi rëndësinë e fillimit të këtij procesi i cili do t’I përforcojë përmbajtjet në lëndët e edukimit qytetar, por do të mundësojë edhe propozime për zbatim midis lëndëve të edukimit qytetar. Ministrja Deskoska theksoi se nxënësit duhet ta praktikojnë mësimin përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore me përforcimin e kulturës qytetare dhe sjelljeve demokratike.
Ekipi profesional përbëhet prej përfaqësuesve të MASH, BZHA, Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, mësimdhënës, një profesori universitardhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Procesi është mbështetur nga USAID (Projekti për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim) dhe Fodancioni për fëmijë Pestaloci, Zvicra (Projekti për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komuna).