Nxënësit e motivuar nga SHF “Kuzman Josifovski Pitu” nga Shkupi organizuan së bashku shumë aktivitete, me respektimin e protokolleve për mbrojtje. Përmes projektit “Fillo ndryshimin” ata u bënë të vetëdijshëm se zëri i tyre është dëgjuar dhe se përmes pjesëmarrjes aktive mund të bëjnë ndryshime për veten dhe për të tjerët.
Prandaj, edhe gjatë pandemisë ata përpilonin zgjidhje për atë se si të jenë aktivë në kohën e tyre të lirë, të jenë kreativ dhe si t’i inkurajojnë edhe fëmijët tjerë që të argëtohen. Nga idetë e shumta ata vendosën për vizatimin si mënyrë për të liruar imagjinatën dhe me mendimet të shkelin në një realitet më të ndryshëm. Ata vizatuan shumë vizatime në fletë letre dhe në mënyrë digjitale për tema të ndryshme. Këtë ide e ndanë edhe me bashkënxënësit e tyre në mënyrë që t’u bashkohen sa më shumë prej tyre.
“Kemi bërë përpjekje të madhe dhe kemi ndarë shumë kohë për të analizuar veten dhe për të ardhur deri te vizatimet finale. Me këmbëngulje tentuam të gjejmë zgjidhje të shëndosha dhe në këtë ndihmoheshim duke ndarë ide dhe duke folur për gjendjen tonë shpirtërore”, shprehen nxënësit.
Në mënyrë që t’u falënderohen punëtorëve shëndetësorë për punën e tyre të përkushtuar në këtë periudhë të vështirë e vizituan ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Befasi e shkëlqyeshme! Fëmijë nga SHF “Kuzman Josifovski Pitu” na sollën veprat e tyre artistike si falënderim për betejën që punëtorët shëndetësorë e zhvillojnë me pandeminë. U premtova se do të punojmë fuqishëm për të tejkaluar pandeminë dhe se detyra jonë është që të kujdesemi për shëndetin e tyre. U dëshirojmë pushim të bukur dhe pa brenga!”, shprehet ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Më pas zbatuan edhe një iniciativë humane. I gëzuan fëmijët e Klinikës për fëmijë me vizatimet e tyre që tani i zbukurojnë muret e kësaj klinike. Janë ftuar që të shoqërohen me fëmijët të cilët një kohë të gjatë qëndrojnë në dhomat e spitalit dhe që me padurim presin ditën kur do të rikthehen në hapësirat dhe oborret e shkollës.
Këto aktivitete rezultojnë nga nxënësit dhe dëshira e tyre që të përfshihen në përmirësimin e gjendjes në shoqëri. Ata vetë i iniciojnë sipas nevojave dhe ideve të tyre dhe në periudhën e radhës në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin” do të vazhdojnë të përfshihen në mënyrë aktive në të gjitha proceset e vendimmarrjes.