FILLO NDRYSHIMIN – Aktivitete kreative të nxënësve nga SHMK “Nikolla Karev” nga Strumica

566
Periudha e kaluar ishte e plotësuar me shumë aktivitete kreative të kryesuara nga nxënësit e SHMK “Nikolla Karev” nga Strumica. Ata së bashku, me respektimin e protokolleve epidemiologjike për mbrojtje, i realizuan idetë e tyre në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin”.

Filluan aktivitetet me rregullimin e oborrit shkollor. Me pjesëmarrjen e prindërve dhe druprerësit, u prenë drunjtë e dëmtuar dhe më pas u bënë saksi interesante në të cilat u mbollën lule. Nxënësit morën pjesë në mbjelljen, lyerjen e bankave dhe shtëpive verore, si dhe dekorimin e mureve me ngjyra të ndryshme dhe vepra artistike në brendinë e shkollës.

Me këtë aktivitet u mundësua bashkëpunim i përbashkët i nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, punë ekipore dhe respektim i ndërsjellë i propozimeve dhe ideve për arritjen e një qëllimi të njëjtë – oborri i shkollës të duket ashtu siç e kanë konceptuar.

Në kuadër të seksionit figurativ, ata e shprehën kreativitetin e tyre përmes vizatimeve në temën “Zëri i nxënësit” të cilat përmbajnë elemente të qëndrimeve dhe kulturave të ndryshme. Por, megjithatë, treguan se të gjithë nxënësit, ndonëse u takojnë bashkësive të ndryshme etnike kanë nevoja të njëjta, të përbashkëta, ndërsa përmes vizatimeve duan të dëgjohet zëri i tyre për nevojën e shoqërisë më të mirë për të gjithë.

Nxënësit u morën vesh dhe organizuan Panair me sende kreative, stoli dhe suvenire që i kanë përpunuar vetë. Panairi ishte i karakterit humanitar, me ç’rast mjetet e mbledhura janë shfrytëzuar për përpunimin e mbulesave që u janë dhuruar personave nga Enti për mbrojtje dhe rehabilitim – Banja Bansko. Nxënësit nga profesioni i tekstilit i përpunuan mbulesat dhe me këtë dëshmuan se me punë më të mirë kreative dhe ekipore mund të ndihmojnë atje ku është e nevojshme.

Aktivitetet në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin” vazhdojnë, duke kontribuuar në pjesëmarrjen e rritur rinore dhe dhënien e mundësive për nxënësit që të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për përmirësimin e gjendjes në shkollën dhe bashkësinë e tyre.