Është koha për arsim qytetar! Reflektime për mësimin nga Arsimi qytetar në shkollat e mesme profesionale

477
Diskutimi onlajn në temën “Është koha për Arsim qytetar! Reflektime për mësimin nga Arsimi qytetar në shkollat e mesme profesionale” është organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, të implementuar nga Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit.

Në fillim të ngjarjes, drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për vitin shkollor të mbaruar me sukses. Më pas, u prezantuan gjetjet nga hulumtimet për përvojat me programin e ri mësimor për vitin e parë dhe Udhëzuesi për mësimdhënës të Arsimit qytetar për shkollat e mesme profesionale. Me fjalë të tjera, pjesa më e madhe e nxënësve (rreth 85%) janë shprehur se përvoja e tyre me këtë lëndë ka qenë shumë pozitive dhe gjërat që i kanë mësuar kanë qenë shumë të dobishme për ta.

Më tutje, mësimdhënësit dhe nxënësit diskutuan për praktikat mësimore që kontribuojnë drejt mësimit më cilësor nga Arsimi qytetar dhe klima demokratike në klasë. Nxënësit janë shprehur për atë që u ka qenë më interesante në orë vitin e kaluar dhe se ajo që e kanë mësuar do t’u jetë e dobishme në jetën e mëtejshme.

Përfaqësuesit e grupit punues për Arsim qytetar për shkollat e mesme profesionale u përqendruan në përpilimin e materialeve mësimore. “Qëllimi ishte që të bëhen materiale që do të ishin më interesante për nxënësit, por edhe do t’u ndihmonin mësimdhënësve në realizimin e mësimit. Procesi ishte me bashkëpunim të madh të ndërsjellë, ndonëse zbatohej në distancë”, sqaroi një anëtar i Grupit punues.

Nga ana e mësimdhënësve, është theksuar mundësia për përshtatjen e materialeve mësimore për përdorim në mësimin në distancë. “Udhëzuesi ishte ndihmë shumë e madhe për përpilimin më të lehtë të orës, orientim të fokusit të nxënësve që edhe ata vetë ta përpunojnë përmbajtjen”, shprehet njëri nga mësimdhënësit.

Sipas tyre qëllimet e programit mësimor nga Arsimi qytetar duhet të integrohen edhe në lëndë të tjera dhe aktivitete jashtëmësimore. “Mësimdhënësi duhet patjetër të jetë shembull, vetë të mos ketë paragjykime, të praktikojë multikulturalizëm dhe qytetari aktive”, shtojnë ata.

Ata konsiderojnë se edhe orët e përbashkëta përputhen me këto qëllime, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillim të vlerave interkulturore. Shprehen se gjatë zbatimit të këtyre orëve ka pasur sfida, por kur nxënësit kanë punuar në grupe në detyra konkrete, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm.

Atmosfera e shkëlqyeshme është pasuruar edhe me diskutim mes të gjithë pjesëmarrësve në fund të ngjarjes të cilët shkëmbyen përvoja dhe mendime për praktikat mësimor që kontribuojnë drejt ndërtimit të klimës demokratike në klasë. Me ngjarjen dhe certifikimin e mësimdhënësve u rrumbullakua procesi i përpilimit të materialeve mësimore dhe trajnimeve për mësimdhënësit e Arsimit qytetar në shkollat e mesme profesionale.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.