Nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike, anëtarë të seksionit ekologjik në SHF “Pero Toshev” në fshatin Desovë, Dollnen, këtë vit shkollor çdo ditë mbledhën ambalazhe plastike të përdorura dhe i sollën në shkollë. Mbeturinat e grumbulluara i deponuan në shportat e riciklimit në shkollë të cilat u dhuruan nga kompania Pakomak me kërkesë të nxënësve. Pas disa muajsh, Pakomak përsëri i ndihmoi aktivistët e rinj për një mjedisi të shëndetshëm dhe i transportoi mbeturinat e grumbulluara nga shkolla në një vend për përpunim dhe riciklim.
Si rezultat i nismës së tillë të ekologjistëve, shkolla mori mbështetje financiare nga Pakomak. Me këto mjete, nxënësit vizituan kompani në Prilep, ku u njoftuan me procesin e riciklimit, asgjësimin e plastikës dhe përpunimin e saj për përdorimin e radhës. Përveç kësaj i thelluan njohuritë e tyre, të rinjtë së bashku e vizituan edhe Kopshtin Zoologjik në Shkup ku e përforcuan edhe miqësinë e tyre.
Këto aktivitete u mundësojnë nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike të bashkëpunojnë dhe në mënyrë aktive të kyçen në nisma për përmirësimin e bashkësisë. Për përvojën pozitive flasin edhe mësimdhënësit. “Aktivitetet janë shumë interesante për nxënësit, veçanërisht ku nxënësit kanë mundësi për shoqërim më të madh dhe veprim në mjedisin ku jetojnë”, tha mësimdhënësja Marija Avramoska.
Seksioni ekologjik në shkollë është në kuadër të projektit “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komuna”, i mbështetur nga Fondacioni për Fëmijë, Pestaloci. Qëllimi kryesor i seksionit është nxënësit ta zhvillojnë vetëdijen ekologjike, të fitojnë aftësi ekipore dhe sipërmarrëse dhe të zbatojnë nisma ekologjike në shkollë.
Në fillim të vitit shkollor, nxënësit e këtij seksioni formuan grupe EKO patrulluese, bënë plan për punën e tyre sipas së cilit përpunuan kalendar të aktiviteteve dhe fushatave EKO dhe organizuan punëtori edukative. Me qëllim që të paraqesin shembull të mirë për bashkëmoshatarët e tyre dhe të kontribuojnë për ngritjen e vetëdijes për mjedis jetësor në të gjithë shkollën, përpunuan edhe program për edukim ekologjik. EKO standardet i integruan edhe në programin vjetor të shkollës pasi paraprakisht e prezantuan para këshillit mësimdhënës.
Përmes Projektit “Përforcimi i bashkëpunimit ndëretnik në komuna”, këtë vit seksionet e përbashkëta janë mbështetur në 27 shkolla fillore, duke i përfshirë 2700 nxënës. Qëllimi i projektit është të përmirësohet integrimi ndëretnik në arsim përmes zbatimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik në komuna.
Ky aktivitet është pjesë e projektit për Përforcimin e bashkëpunimit multietnik në komuna, i financuar nga Fondacioni për Fëmijë Pestalloci (FFP).