Komunikacion i shpejtë dhe jo i sigurt, mungesa e vendkalimeve për kalimtarë, nevoja e ndërtimit të ambulancës, zbatimi i aksionit humanitar dhe riciklimi për mjedis më të pastër jetësor.
Kështu dukej lista e “problemeve” të cilën nxënësit e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” nga komuna e Butelit e përgatitën me mbështetjen e mësimdhënësve të tyre në punëtorinë e parë të ciklit prej katër punëtorive të titulluara “Locojmë probleme, kërkojmë zgjidhje”.
Në punëtori, e cila u mbajt nga mesi i muajit mars 2018, morën pjesë 22 nxënës të gjuhës mësimore maqedonase dhe shqipe, të cilët të ndarë në katër grupe u lanë në rolin e nxënësve, qytetarëve, përfaqësuesve të sektorit civil dhe përfaqësuesve të komunës. Çdo grup pati për detyrë të zgjidh një problem i cili i prek qytetarët në komunë dhe përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të ofrojë zgjidhje të mundshme.
Bashkëpunimin e tyre këta nxënës do ta vazhdojnë në takimin e radhës në të cilin secili grup dp të përpunojë portfolio për problemin e tij së bashku me zgjidhjet e ofruara.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrim Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.