Më 24 tetor, 2019, Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski dhe përfaqësues të Komandës Evropiane të Ushtrisë së SHBA-ve së bashku i vizituan shkollat fillore “Vëllezërit Ramiz Hamid” në Shuto Orizarë dhe “Cirili dhe Metodij” në f. Stajkovc, Gazi Babë, si pjesë e aktiviteteve të Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim.
Gjatë vizitës, u njoftuan me aktivitetet për rinovimin e shkollës “Vëllezërit Ramiz Hamid” të cilat realizohen në kuadër të Projektit, me mbështetjen financiare të Komandës evropiane të SHBA-së. Në objektin e shkollës vendosen dyer të reja, rinovohen dyshemetë e një pjese të klasave, sanohen muret në korridore dhe adaptohet hapësira për kabinetin e muzikës, ndërsa në shkollën rajonale në f. Orizare e Epërme rinovohet hyrja e shkollës.
Kryetari i Komunës së Shuto Orizare, Kurto Dudush, e shprehu angazhimin e komunës që të realizohen aktivitetet për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e nxënësve në klasë si edhe për përmirësimin e cilësisë së mësimit. Ai potencoi se në rikonstruimin e shkollës merr pjesë me vendosjen e termo fasadës dhe ndërrimin e shtresës prej azbesti në çati.
Drejtori i shkollës “Vëllezërit Ramiz Hamid”, Alvin Salimovski, vlerëson se përmes aktiviteteve në të cilat marrin pjesë nxënës të bashkësive të ndryshme etnike promovohet bashkëjetesa dhe integrimi. Nga shkolla thonë se do të vazhdojnë të organizojnë punëtori dhe aktivitete të tjera jashtëshkollore për përforcimin e vlerave demokratike dhe qytetare tek të rinjtë.
Në SHF “Cirili dhe Metodij” në f. Stajkovc, Gazi Babë, nga ana tjetër, të pranishmit u njoftuan me nismat e të rinjve të cilat janë mbajtur në shkollë gjatë periudhës së kaluar si rezultat i konceptit të ri për Arsim qytetar. Nxënësit e ngjyrosën rrethojnë e shkollës dhe mbollën lule dhe fidanë në oborr, ndërsa me mbështetjen e Komunës së Gazi Babës u vendosën pllaka në këndin e argëtimit në oborr dhe u vendos shtëpizë pushimi.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, potencoi se komuna ka rol mjaft të rëndësishëm në mbështetjen e shkollave dhe nxënësve në realizimin e ideve të tyre për përmirësimin e bashkësisë shkollore.
Drejtoresha e shkollës, Anita Angellovska, deklaroi se shkolla do të vazhdojë ta kultivojë klimën demokratike dhe t’i organizojë nismat e të rinjve, përmes së cilës do të punohet në përforcimin e vlerave demokratike dhe qytetare tek të rinjtë.
Gjatë vizitës, nxënësit kanë marrë pjesë edhe në punëtorinë për ushqim të shëndetshëm. Në kuadër të programit Erazmus+, të rinjtë përgatitën ushqim së bashku me moshatarët e shkollave partnere nga Portugalia, Polonia dhe Spanja, me qëllim që ta shesin dhe mjetet e grumbulluara t’i dhurojnë për qëllime humanitare. Këto aktivitete kontribuojnë edhe për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë.
Ndryshe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim është nismë pesëvjeçare për përforcimin e kohezionit ndëretnik tek të rinjtë dhe zhvillimin e sjelljeve demokratike dhe qytetare. Ky projekt bazohet në arritjet e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, i cili në periudhë prej pesë viteve realizoi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shkolla fillore dhe të mesme me çka i ndërtoi 400 partneritete midis shkollave nga i mbarë vendi, organizoi aktivitete ndërkulturore në të cilat kanë marrë pjesë mijëra nxënës dhe i rinovoi 63 shkolla me mbështetjen e Komandës Evropiane të SHBA-së.
Për shkak të përmbytjeve që më 6 gusht 2016 e kapluan rajonin dhe shkollën, shkolla u pastrua dhe dezinfektua, ndërsa u bë edhe derratizimi dhe lyerja e mureve të shkollës në objektin qendror dhe rajonal të shkollës, me mbështetje financiare nga Komanda Evropiane e SHBA-së.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.