Më 9 mars të vitit 2018, komuna e Strumicës në bashkëpunim me QMEQ dhe FRA organizoi debat për të rinj – pjesë e ciklit debate për të rinj Youth Talks. Gjatë ngjarjes, mbi 140 pjesëmarrës diskutuan në temën “Bashkësia lokale si faktor kryesor për zhvillimin e integrimit ndëretnik dhe vlerave qytetare tek të rinjtë”.
Në fillim të ngjarjes, kryetari i komunës së Strumicës, z. Kosta Janevski i përshëndeti të pranishmit dhe i potencoi angazhimet e komunës për zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe vlerat demokratike tek të rinjtë.
Fjalim hyrës pati edhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, z-nja Loreta Georgieva, e cila e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të sektorit qytetar dhe bashkësisë lokale, me qëllim të zhvillimit të proceseve demokratike në komunë dhe përmirësimin e jetës në bashkësi.
Fjalime patën disa panelistë – kryetari i Komisionit për Arsim i komunës, z. Aco Gjorgiev, kryetarja e Këshillit rinor të të rinjve në Strumicë, z-nja Irena Georgieva, mësimdhënësi prej shkollës fillore “Marshall Tito”, z. Kerem Juseinov dhe drejtuesit e projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, z. Nebojsha Mojsoski. Moderatore e debatit publik ishte znj. Teodora Stolevska, përfaqësuese e Forumit Rinor të Arsimit.
Pas fjalimeve të panelistëve, në diskutimin interaktiv morën pjesë nxënës të 6 shkollave fillore dhe të mesme nga komuna. Në bazë të përvojave pozitive prej përditshmërisë së tyre në shkolla, ata i dhanë propozimet e tyre për përmirësimin e jetës në bashkësi dhe ndanë shembuj prej ngjarjeve të suksesshme për stimulimin e aktivizmit të të rinjve.
Të rinjtë kërkuan mbështetje nga komuna për të përpunuar gazetë të përbashkët shkollore dhe të organizojnë gjysmëmaturë të përbashkët dhe maturë në të cilën do të marrin pjesë nxënës të bashkësive të ndryshme etnike. Gjithashtu, ata theksuan se bashkësia lokale është faktor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e integrimit ndëretnik dhe vlerave qytetare tek të rinjtë, por theksuan se njëherësh edhe prindërit, mësimdhënësit, shkolla si edhe vetë të rinjtë kanë rol të madh dhe përgjegjësi në këtë proces.
Në periudhën e ardhshme, do të organizohen edhe 7 debate të të rinjve në pilot komunat e projektit. Cikli i debateve të të rinjve Youth Talks ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve të rinj përmirësimin e kulturës së dialogut, përforcimin e nivelit të të folurit të argumentuar, stimulimin e diskutimit shoqëror në tema relevante, si dhe zhvillimin e kohezionit ndëretnik.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit dhe është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).
Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.