Çfarë mendojnë nxënësit nga Qendra për fuzion të ideve për nxënien në distancë?

395
Nxënia dhe ndjekja e orëve shkollore zhvillohet në kushte më të ndryshme për nxënësit. Për shkak të pandemisë shumica e tyre e ndjekin mësimin në distancë dhe  mësojnë para ekraneve. E gjithë kjo e ndryshoi në masë të konsiderueshme përditshmërinë e tyre.
Lidhur me këtë, nxënëset Lubina dhe Melisa, të cilat janë pjesë e Qendrës për fuzion të ideve i ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre me nxënien në distancë. Lexoni më shumë për anët pozitive, por edhe për sfidat me të cilat janë përballur.

Lubina Bozhinovska:

Viti 2020. Vit i vështirë për të gjithë ne. U takuam me diçka që askush nuk shpresonte se do të vjen ose se ekziston. Virusi korona… U përballëm me diçka të re, të gjithë hymë në botë të re. Edhe ne nxënësit, u zhytëm në diçka krejtësisht të panjohur. Mësimin onlajn.

Për secilin ishte e vështirë 2020-ta, por për ne nxënësit ishte veçanërisht i vështirë. Në fillim të gjithë  gëzoheshim: “Jeej, nuk ka teste, nuk ka përgjigje me gojë”. Por, në fakt tani e kuptuam vështirësinë e mësimit onlajn. Nuk ka shoqërime, madje harruam se si dukemi. Nga 7 deri 8 orë në disa çdo fëmijë duhet të ketë aparat teknologjik para vetes për mësim onlajn dhe për obligimet tjera që kanë të bëjnë me këtë mënyrë të nxënies. E, me këtë vuajmë ne dhe trupat tonë, veçanërisht kurrizi dhe sytë tanë, Gjithashtu edhe gjendja jonë psikike, mendimet tona të ngarkuara.

Megjithatë, ajo që është e bukur në mësimin onlajn është fakti se mund të mësojmë diçka të re dhe të njoftohemi më mirë me teknologjinë. Përkundër të gjitha gjërave të këqija në vitin 2020 dhe mësimin onlajn, në jetën time u paraqit diçka e re. E, kjo është aktiviteti jashtëshkollor “Qendër për fuzion të ideve”, që tashmë mund të them se më ka ndryshuar një pjesë të të menduarit në jetë. Në takimin e parë, te vetvetja vërejta ndryshime, në raport me zonës komforte, përditshmëria, ardhmëria…

Të mos humbin shpresën, meqë ajo është gjëja e vetme që na mbetet në këto kohëra të vështira. Të shpresojmë se kjo “çudi” do të zhduket, në afat sa më të shkurtër të mundshme, kështu që të gjithë të kthehemi në bankat shkollore dhe të shoqërohemi njëjtë si në të kaluarën!

Melisa Mulisheva:

Për shkak të pandemisë me Kovid-19 të gjithë duhet mësimin ta mbajnë në distancë. Çfarë na mësoi Kovid-19? Kovid-19 na mësoi se: frymëmarrja është më e rëndësishme në jetë, duhet të jetojmë në ajër të pastër, nuk duhet t’i dëmtojmë pemët, insektet dhe ngjashëm. Mësuam edhe shumë gjëra të tjera. Gjatë pandemisë KOVID-19, mësimin e mbanim onlajn dhe kjo për ne në disa situata ishte mirë, e në disa jo.

Përfitime pozitive nga pandemia ishin si vijon: gjatë mësimit onlajn përveç nxënësve të klasës  në orë mund të përfshihen edhe drejtorë, psikologë dhe persona të tjerë prej shkollave më të largëta, detyrat që nuk mund t’i kuptojmë gjatë orës mund t’i hulumtonim përmes internetit si dhe shumë përfitime të tjera. Nëse ne nuk do të realizonim mësim në distancë do të duhej të shkojmë në shkollë dhe në rast të tillë të ngrihemi herët për ta mbërritur transportin e shkollës ose si disa nxënës të tjerë të ecim rrugën nga shtëpia deri në shkollë dhe mbrapa.

E disa aspekte negative nga pandemia se me uljen e gjatë mund të paraqiten probleme shëndetësore dhe ka mundësi të rritura për përshkrim gjatë testeve.

Me mësimin në distancë njerëzit mësuan se si ta shfrytëzojnë teknologjinë dhe platformën Microsoft Teams. Unë gjatë pandemisë u përfshive në Qendrës për fuzion të ideve dhe vendosa miqësi të reja që për mua ishte shumë e dobishme. U njoftova me njerëz prej shumë vendeve të ndryshme.

Ne besojnë se në periudhën e ardhshme gjithçka do të kthehet në normalitet.

Këta nxënës me motivim të lartë të cilët janë edhe anëtarë të parlamenteve të nxënësve në shkollat, në kuadër të Qendrës për fuzion të ideve marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e ideve unike dhe kreative në distancë.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.