Më 24 shtator 2018, u mbajt ceremoni hyrëse për nxënësit e rinj të Access në shkollën fillore “Pero Nakov” në Kumanovë. Programi dyvjeçar Access 25 nxënësve do t’u sigurojë bazë solide për gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar dhe do t’ua lehtësojë rrugën drejt vendeve më të mira të punës dhe mundësive arsimore.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli me fjalimin e tij hyrës zyrtarisht e shënoi fillimin e ceremonisë. Duke e njohur entuziazmin e nxënësve të cilët do të marrin pjesë në program ai i stimuloi të fitojnë njohuri të reja dhe t’i ndjekin ëndrrat e tyre viteve në vazhdim. Më pas pasoi ndarja e certifikatave për pjesëmarrjen e nxënësve nga ambasadori amerikan, ndërsa prindërit dhe mësimdhënësit e tyre me emocion e ndiqnin ceremoninë.
“Jam shumë i emocionuar që do të marr pjesë në program. Mendoj se ai do të më mundësojë që më mirë ta mësoj gjuhën, të njoftoj miq të rinj dhe të mësoj më shumë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha një prej nxënësve të cilët marrin pjesë në program.
Ngjarja përfundoi me prerjen e tortës me rastin e fillimit të programit Access, duke e inspiruar gjeneratën e re të programit Access 2018-2020 të realizojë sukses të madh.
Programi për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze (Access) ka për qëllim t’i përgatisë nxënësit t’i zhvillojnë aftësitë për të folur në gjuhën angleze me folës të cilët gjuhën angleze e kanë ose nuk e kanë gjuhë amtare, përmes aktiviteteve të llojllojshme për mësim me përvojë. Qëllimi është nxënësit e programit Access ta kuptojnë kulturën amerikane dhe vlerat e saj demokratike përmes aktiviteteve të ndryshme pozitive për përmirësim.
Krahas kësaj, nxënësve të përzgjedhur, Access do t’u sigurojë njohje progresive të gjuhës angleze, që mund të çojë drejt vendeve më të mira të punës, mundësi për punësim dhe mundësi për të marrë pjesë në gara për këmbimin e ardhshëm të mësimit në SHBA.