Filloi cikli i orëve të përbashkëta onlajn me mysafirë nga SHBA-ja dhe mysafirë të tjerë interesantë me profesione të mahnitshme dhe argëtuese në kuadër të Programit Access – mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Në këto orë, nxënësit e lokacioneve SHMQSH “Mihajllo Pupin” – Shkup, SHMK “Sami Frashëri” dhe “Pero Nakov”- Kumanovë, SHMEK “Gostivari”, SHMEK “8 Shtatori” – Tetovë, SHMK “Drita” dhe “Mirko Mileski” – Kërçovë, SHMK “Koço Racin” – Veles, SHMK “Gosho Vikentiev” – Koçan, SHMK “Naum Naumovski Borçe” – Probishtip, SHMK “Kosta Susinov” – Radovish, SHMK “Koço Racin” – Shën Nikollë, ku zbatohet programi, do të kenë mundësi të njoftohen akoma më shumë me kulturën dhe jetën në SHBA si edhe ta zhvillojnë njohjen e tyre të gjuhës angleze për tema të ndryshme.

Në takimin e parë, rreth njëqind nxënës u tubuan së bashku onlajn që të informohen dhe diskutojnë për zgjedhjet në SHBA me Luk Zahner, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-së për marrëdhënie për opinionin. Ai foli për jetën dhe punën e tij, ndërsa e shpjegoi edhe procesin për zgjedhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të pranishmit mësuan më shumë për atë se çfarë janë votat elektorale dhe se si sipas tyre vendoset se cili prej kandidatëve bëhet president. Luk sqaroi edhe për rëndësinë e votave të cilat vijnë me postë të cilat për shkak të gjendjes së krizës me KOVID-19 janë në numër më të madh këtë vit.
Nxënësit i parashtronin pyetjet e tyre për zgjedhjet të cilat mysafiri në mënyrë të detajuar përgjigjej. Në mesin e temave për të cilat u diskutua ishin: roli i mediave në zgjedhje, siguria e votimit përmes postës, çfarë ndodhë nëse rezultati barazohet si dhe ndikimin që e kanë zgjedhjet në SHBA mbi shtetin tonë. Në fund, pjesëmarrësit i ndanë mendimet e tyre për sistemin zgjedhor në SHBA.

„Jam i lumtur që jam këtu. Me të vërtetë mahnitem nga dëshira e juaj për të investuar në vete dhe në dituri. Me programin Access do të keni përparësi lidhur me mësimin, veçanërisht të gjuhës angleze e cila do të vazhdojë të jetë shumë e rëndësishme edhe në të ardhmen. Ju jeni e ardhmja dhe shpresa e këtij shteti. Ka shumë gjëra të cilat duhet të bëhen dhe shpresoj se do t’i shfrytëzoni talentet e juaja këtu“, konstatoi Luk.
Edhe gjatë javëve në vijim, nxënësit në mënyrë aktive do të marrin pjesë në këto bisedime të enjten me mysafirë të rinj me të cilët do të diskutohet për tema të ndryshme informative dhe edukative.
Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.